Gazeta Shqiptare

Kampi te ' Ligjet', Manja: Kambanë paniku. Alibeaj: Pazar i pisët

Deputeti i PD- së: Në Shqipëri do vijnë ish- luftëtarët e ISIS, që janë të papërshtat­shëm për BE- në PD: Refugjatët do të bien pre e kriminelëv­e

- Valentina Madani

Opozita në Komision in parlamenta­r të Ligjeve akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se ka vendosur që të ndërtojë në Shqipëri një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duke iu referuar disa raportimev­e në mediat vendëse, por edhe të huaja për ngritjen e një kampi ku do të priten refugjatë të huaj, deklaroi se Rama po bën pazar me Shqipërinë e me shqiptarët. "Mediat jashtë edhe brenda vendit po thonë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjates­h. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazare të pista me Shqipërinë e me shqiptarët", u shpreh Alibeaj. Edhe deputeti tjetër i PD, Tritan Shehu akuzoi qeverinë dhe paralajmër­oi se emigrantët do të krijojnë një korridor Durrës- Itali dhe një Otranto të mbushur me kufoma në det. Sipas tij, në Shqipëri është instaluar një diktaturë krimi. Shehu shtoi se projekti për të sjellë emigrantë nga Siria, që janë ishluftëta­rë të ISIS është e vërtetë. "Shqipëria po mbushet me kanabis dhe me krim, sot në Shqipëri po instalohet diktatura e krimit. Shteti vendosi krimin për të mbushur vendin me kanabis, ra pre e tij dhe u dominua nga krimi. Është pengesa më e madhe në aspiratën tonë për në Evropë. Nuk është çështja për heqjen e një ministri, por heqja e një qeverie që është e lidhur me krimin. Kjo qeveri ka bërë mijëra qytetarë që të largohen nga vendi. Unë po them disa herë që është një diktaturë krimi, e them këtë dhe po e rithem, pasi është ka qenë vërtetë. Ka një projekt për të mbushur Shqipërinë me emigrantë, kjo është e vërtetë. E kanë thënë mediat e huaja shumë prestigjio­ze, do të vijnë emigrantë ish- luftëtarë të ISIS, që janë të papërshtat­shëm për Bashkimin Evropian", tha deputeti i PD- së. Por, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u përgjigj duke thënë: "Nuk më vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku, këto çështje mund t'i ngrini te Komisioni i Jashtëm". Deputeti demokrat,

Enkelejd Alibeaj, teksa renditi çështjet të cilat sipas tij duhet të jenë pjesë e kalendarit të punimeve të komisionit, por që u refuzua nga mazhoranca, aludoi edhe për mundësinë e rikthimit të trafikimit të qenieve njerëzore. "Policia, krerët e policisë virtytin e vetëm e kanë si të bashkëpuno­jnë me krimin. Gomonet e transporti­t të drogës janë ende të gatshme dhe të ngrohta për të filluar për transporti­n e të mjerëve refugjatë. Kjo është historia e axhendës. Po bën

pazar të pisët me Shqipërinë dhe shqiptarët. Për menderen e vet, për karrigen e vet. Prandaj axhenda e tij nuk është më si të ndërtojmë shtetin, të bëjmë reformën në drejtësi, të japim prova elegjike që na i kërkojnë partnerët, të jepte prova që drejtësia vepronte mbi Saimir Tahirin dhe mbi Fatmirin. Jo. Alket vetëm ti mos fol, se ti ke edhe disa gjëra të tjera në këtë histori. Kjo është axhenda e kryeminist­rit që ka lënë çdo interes publik. Si taleban i vërtetë politik vazhdon të PD mblodhi dje grupin parlamenta­r, ku të pranishëm ishin edhe aleatët. Deputetët diskutuan për aksionin politik. Ata do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamenta­re dhe diskutimet do të përqendroh­en në çështjen "Xhafaj". Këtë të enjte nuk do të ketë seancë plenare për shkak të mungesës së ligjeve.

mbrojë veten e vet dhe karrigen e vet", deklaroi z. Alibesaj. Sipas tij, Rama po shet çdo gjë vetëm për karrigen e vet, teksa nuk la jashtë vëmendjes dhe Teatrin Kombëtar. "Dhe si qershi mbi tortë, i këput edhe një prishje Teatrit Kombëtar. Në gjithë këtë zallamahi të madhe, huqin e ka tek vjedhja. Prish Teatër për të vjedhur toka, për të mbjellë kulla", tha ai. Sipas Alibeaj, reforma në drejtësi u ka prerë krahët shqiptarëv­e për të gjetur drejtësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania