Gazeta Shqiptare

Porositi vrasjen e gruas, burg përjetë për Sadetin Sulën

Vijon procesi gjyqësor për bashkëpunë­torin Fatjon Karmeshtna Biznesmeni nga Shkodra "kyç" gojën në Gjykatën e Krimeve të Rënda

-

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ditën e djeshme me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, pasi akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij. Biznesmeni nga Shkodra, i cili ishte i pranishëm në seancë, nuk dha asnjë reagim pas vendimit të dhënë nga trupa gjykuese. Ndërsa familjarët e Sadetin Sulës, të pranishëm në seancë gjyqësore kanë kundërshtu­ar vendimin duke hedhur akuza ndaj gjykatës. Ngjarja për të cilën akuzohet 47- vjeçari ndodhi në prill të 2016- ës, në mobilierin­ë e familjes, pasi kjo e fundit nuk i bindej. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmim­in e pasurisë dhe akuzonte bashkëshor­ten për tradhti. Pas gati dy vite hetimesh, prokuroria arriti të gjejë personin që kishte mbytur 38- vjeçaren. Sipas hetimeve, ai ishte Fatjon Karmeshtna, punëtor i çiftit Sadedin dhe Suela Sula në mobilierin­ë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016- ës. Për këtë të fundit ka një proces gjyqësor, që po zhvillohet veçmas. Si fillim, ngjarja e rëndë u cilësua si vetëvrasje, më pas u zbulua se autori i krimit të rëndë ishte Fatjon Karameshtn­a. Ndërkohë, porositësi i vrasjes ishte bashkëshor­ti i viktimës, Sadetin Sula. Është e provuar shkencëris­ht nga analizat e ADN- së, që Karmeshtna është ekzekutues­i i krimit duke mbytur viktimën me duar. Kampione të mbetjeve të marra nga thonjtë e Suelës janë krahasuar me ato që 35- vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji. Gjithashtu, provë tjetër është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadetin Sula dhe i arrestuari flasin me njëri- tjetrin. Përgjimet e kryera para vrasjes nga vetë viktima treguan se si Sadetin Sula dhe ish- punonjësi i tij planifikua­n çdo gjë. Në një seancë gjyqësore para togave të zeza u publikuan disa përgjime ku 45vjeçari fliste për magji ndaj viktimës dhe në një moment, Sadetini shprehej se më mirë e mbyste me duart e tij, sesa ta lejonte Suela Sulën t'i merrte gjysmën e pasurisë. Teksa i ankohej për faktin se gruaja nuk i nënshtrohe­j, Karmeshta i shprehej Sadetinit se këtë punë do ta rregullont­e ai. Fatjoni i shprehej se "do ta nënshtroj gruan tënde duke i bërë magji". Madje, ai i kërkoi para në këmbim që gruaja t'i nënshtrohe­j.

 ??  ??
 ??  ?? Sadedin Sula para gjykatësve
Sadedin Sula para gjykatësve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania