Gazeta Shqiptare

Vrasja e Fildez Hafizit, zgjidhet ngërçi për gjykimin e Fadil Kasemit

Çështja u kalon Krimeve të Rënda

-

Gjykata

e Lartë i ka dhënë zgjidhje ngërçit të çështjes së vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasemi. Gjykata e Lartë ka vendosur që çështjen ta gjykojnë Krimet e Rënda. Vendimi vjen pak ditë pasi emisioni "Studio e Hapur" në "News 24" e ngriti si shqetësim, duke marrë shkas edhe nga letra e babait të gjyqtares së vrarë, të shkruar pak ditë para vdekjes, ku thoshte se ishdhëndri ishte drejt lirimit për shkak të ' pingpongut' mes institucio­neve të drejtësisë. Në letër, babai Bynjamin Hafizi kërkoi sensibiliz­imin e institucio­neve. Ai ia ka drejtuar letrën Ilir Metës, Etilda Gjonajt, Xhezair Zaganjorit dhe ambasadorë­ve Donald Lu e Romana Vlahutin. Kjo çështje prej rreth një viti po shëtiste sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, pa mundur dot të shqyrtohej. Më 30 maj, Gjykata e Tiranës ia përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencë­n për shqyrtimin e çështjes. Por, Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ish- bashkëshor­ti i saj. 39- vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi. Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmër­uar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara.

të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferua­r çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ishbashkës­horti i saj. 39- vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi. Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmër­uar, pasi

kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit. Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshm­e nga ish- bashkëshor­ti. Por duket se saga fatkeqe e familjes së gjyqtares së ndjerë nuk mbaroi me kaq. Për shkak të ngërçit me reformën në drejtësi, nuk është shqyrtuar ende çështja e Fadil Kasemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania