Gazeta Shqiptare

Adriatik Llalla i shpëton vetingut, Kolegji i Apelimit: Dorëheqja, konform ligjit

Avokati, Sokol Hazizaj: Ligji fitoi dhe reforma në drejtësi dha suksesin e parë "Do të qëndrojë 15 vjet jashtë sistemit të drejtësisë"

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shu micë votash vendosi ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it për Adriatik Llallën". Ky ishte vendimi i marrë nga KPA ditën e djeshme, ndaj ish- prokurorit të përgjithsh­ëm, pas ankimit të bërë nga Komisioner­i Publik, i cili kundërshto­nte ndërprerje­n e vetingut për Adriatik Llallën. KPA e cilësoi të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, në këtë mënyrë merr fund rrugëtimi i Llallës në sistemin e drejtësisë, larg të cilit duhet të qëndrojë për 15 vjetët e ardhshëm. "Janë përmbushur elementet e dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedural­e të legjislaci­onit në fuqi. Kolegji çmon se vendimmarr­ja e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar. Kolegji me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLDsë për një periudhë prej 15 vitesh"- thuhet ndër të tjera në vendimin e KPA. Konkretish­t trupa gjykuese kryesohej nga Sokol Çomo, relator Luan Daci, anëtarë Albana Shtylla, Artan Hajdari dhe ish- kryeprokur­orja Ina Rama. Me shumicë, vendosën 5 kundra kërkesës së Komisioner­it Publik, dhe pro kërkesës së Llallës duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it datë 16 shkurt 2018 për ndërprerje­n e vetingut. Ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla nuk mori pjesë në dy seancat e kaluara si dhe në seancën e djeshme, ndërsa u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj. Mbrojtësi i Llallës tha se me vendimin e KPA ka fituar ligji dhe se reforma në drejtësi dha suksesin e pare. Sipas tij Llalla ka zbatuar procedurat ligjore për dorëheqjen dhe se nuk ka informacio­n zyrtar nëse ndaj tij do ketë hetim penal. "Ligji fitoi dhe reforma në drejtësi dha suksesin e parë. KPA dha vendimin e drejtë për Adriatik Llallën, i cili zbatoi procedurat ligjore për dorëheqjen. Për hetimin penal nuk kam informacio­n zyrtar, ndërsa për vendndodhj­en e Llallës nuk mund të flas"- ka thënë Sokol Hazizaj. Kujtojmë se në seancën e shkuar Komisioner­i Publik, Florian Ballhysa tha se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Ballhysa tha se megjithëse Llalla ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, ai nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë duhet të kalojë në filtrat e verifikimi­t të pasurisë dhe figurës. "Llalla e gëzon ende statusin e magjistrat­it për shkak se është ish- kryeprokur­or. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar"- tha Ballhysa. Por pas vendimit të Kolegjit, çështja ' Llalla' mund të konsideroh­et një kapitull i mbyllur në institucio­net e shtetit shqiptar. Gjykata e Strasburgu­t është hallka e fundit, ku mund të trokasë Komisioner­i Publik, nëse nuk është dakord me shkallën e dytë të vetingut.

PËRPLASJA LLALLA- LU

Ndërkohë kujtojmë se Adriatik Llalla po hetohet nga prokuroria e Krimeve e Rënda për disa vepra penale; "Refuzimit për deklarim, mosdeklari­mit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", "Mosdeklari­mit të shumave të të hollave në kufi", "Pastrimit të produkteve të veprës penale" dhe "Shpërdorim­it të detyrës". Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadori­n e SHBA në Tiranë Donald Lu. Konkretish­t akuza e pastrimit të parave, e cila rëndon mbi Llallën, u paralajmër­ua nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit. Prej kohësh ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, të cilin e ka akuzuar publikisht si personi që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Por akuzat kaluan në një tjetër nivel dhe nuk mbetën në vetëm ne kuadrin e personit anti- reformë. Ato u formësuan pas vendimit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Përplasjet vijuan pas publikimit të letrës që Adriatik "Janë përmbushur elementët e dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedural­e të legjislaci­onit në fuqi. Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit: ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD- së për një periudhë prej 15 vitesh", - thuhet në vendimin e KPA.

Avokati "Ligji fitoi dhe reforma në drejtësi dha suksesin e parë. KPA dha vendimin e drejtë për Adriatik Llallën, i cili zbatoi procedurat ligjore për dorëheqjen. Për hetimin penal nuk kam informacio­n zyrtar, ndërsa për vendndodhj­en e Llallës nuk mund të flas", - ka thënë avokati Sokol Hazizaj.

Llalla, gjatë kohës kur ishte kryeprokur­or i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Ndër të tjera ai akuzonte ambasadori­n Lu se i kishte kërkuar nominalish­t, arrestimin e Ilir Metës. I menjëhersh­ëm ishte dhe reagimi i ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara ne Tirane, i cili i cilësoi si gënjeshtra këto pretendime me argumentin se Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion. Por debati Lllalla- Lu nuk u mbyll me kaq. Me anë të një deklarate për mediat, ishkryepro­kurori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe të jurisë, duke e shpallur atë si fajtor për korrupsion, në kohën kur, sipas vetë Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë provë. Lllalla kërkoi nga Lu që të heqë dorë menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen në punët e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 ??  ?? Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
 ??  ?? Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Çomo, Luan Daci, Ina Rama, gjatë një seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA
Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Çomo, Luan Daci, Ina Rama, gjatë një seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania