Gazeta Shqiptare

Çlirim Shaholli nuk njeh pendesë: E vrava gruan, pasi dyshoja se më tradhtonte me pronarin

Gjykata lë në burg 42- vjeçarin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm "U përleshëm në banesë, e shtyva dhe ia përplasa kokën disa herë në dysheme"

-

Iqetë dhe pa asnjë shenjë pendese në fytyrë ka hyrë dje në sallën e gjyqit Çlirim Shaholli, i cili mbrëmjen e së premtes që shkoi vrau në mënyrë makabre gruan e tij, nënë e 6 fëmijëve. I braktisur nga të afërmit, 42- vjeçari ka deklaruar para trupit gjykues se ka debatuar ashpër me gruan për motive xhelozie dhe më pas janë përleshur në banesë. "Po, unë e vrava gruan. E shtyva dhe ia përplasa disa herë kokën në dysheme", është shprehur autori i krimit në familje, që tronditi banorët e qytetit të Durrësit dhe jo vetëm. I ftohtë në rrëfimin e tij, Çlirim Shaholli nuk u ka kërkuar ndjesë as fëmijëve të tij për krimin e kryer. Ndërkohë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Eda Kaja ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 42- vjeçarit për veprën penale: "Vrasje me dashje në rrethana cilësuese për arsye familjare". Shaholli rrezikon dënimin nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

GJYQI

Rreth orës 15: 00 të ditës së djeshme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit u zhvillua seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Çlirim Shahollit. Në seancën e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati vetëm 10 minuta nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i 42- vjeçarit, i cili goditi për vdekje gruan e tij, Ardiana Shaholli. Ndërsa, i pandehuri u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht nga gjykata. Mësohet se prokurorja e çështjes, Rabjana Halili ka kërkuar lënien në qeli të autorit. Kërkesa e saj është pranuar nga togat e zeza të qytetit bregdetar, të cilët e kanë konsiderua­r të ligjshëm ar-

restimin e Shahollit. Ndërkaq, autori i krimit ka pranuar vrasjen, ndërsa ka treguar me detaje se si nisi sherri me viktimën dhe fundin e saj tragjik.

"Kemi ardhur nga Maliqi i Korçës dhe prej vitesh banojmë në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Mbrëmjen e së

premtes, kur ndodhi ngjarja, unë dhe gruaja ime, Ardiana debatuam shumë me njëritjetr­in. Sherri nisi se unë jam xheloz dhe dyshoja se ajo më tradhtonte me pronarin e

firmës ku punonte. I thashë gruas pse shkon në punë, apo ke zënë dashnor pronarin. Mos shko më, pasi nuk pse shkon në punë. Ndërsa, ajo më tha: "Ngrihu dhe puno ti Rreth orës 19: 55 të datës 8 qershor, krimi në familje tronditi Durrësin. Pas një sherri, Çlirim Shaholli goditi për vdekje bashkëshor­ten Ardiana Shaholli, nënë e 6 fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 15 të këtij qyteti. 40vjeçarja u dërgua në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar nga i shoqi, i cili më pas u arrestua nga policia. Viktima dha shpirt në spital për shkak të goditjeve që kishte marrë në kokë.

Pas dëshmisë së dhënë nga i pandehuri Çlirim Shaholli, trupi gjykues ka vendosur lënien e tij në qeli. Mësohet se avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata nuk ka kërkuar masë lehtësuese për klientin e tij. Ai është shprehur në sallën e gjyqit: "Çmoj që gjykata të japë vendimin për klientin tim".

 ??  ?? I arrestuari Çlirim Shaholli në gjykatën e Durrësit
I arrestuari Çlirim Shaholli në gjykatën e Durrësit
 ??  ?? 40- vjeçarja e vrarë, Ardiana Shaholli
40- vjeçarja e vrarë, Ardiana Shaholli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania