Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Punësimi është rritur me 4.9 për qind

Të dhënat e INSTAT, papunësia në nivelin më të ulët historik, 12.5% Ministri: Thyem një rekord historik, por jemi larg ambicies

-

Ulet numri i të pap unëve në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah se niveli i papunësisë për tre muajt e parë të 2018 arrin në 12.5% nga 13.4% që ishte në tremujorin e fundit të 2017. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat mbetet më e lartë dhe është 12,6 % ndërsa për gratë është 12,3 %. Në një konferencë për mediat ministri i Financave u shpreh se pavarësish­t shifrave pozitive ende duhet të punohet për të rritur punësimin. Sipas Ahmetaj në pesë- mujorin e parë 2018, ose në periudhën janar- maj, janë shpallur 26,543 vende të lira pune.

MINISTRI

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një konferencë për shtyp deklaroi se punësimi ka vijuar trend rritës, ndërsa pohoi se ky është një lajm i mirë. Ulja e shifrave të papunësisë Ahmetaj e cilësoi rekord historik. Ministri tha se punësimi për tremujorin e fundit është rritur 4.9 përqind. "Është publikuar nga INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historikë, një 12.5 %, është një ulje për të gjithë vitet e tranzicion­it. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshm­e, kjo? E rëndësishm­e është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon. Dua të sjell në vëmendje se në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja pune, dhe vetëm në maj janë realizuar më shumë se 3 mijë punësime, me bashkëpuni­m shtet- privat",- tha Ahmetaj. Ministri i Ekonomisë dhe Financave iu referua edhe raporteve të institucio­neve ndërkombët­are në lidhje me punësimin. "Sikurse vlerëson edhe raporti i fundit i Bankës Botërore, Shqipëria është vendi i parë në rajon për sa i përket punësimit të forcës së aftë për punë. Pjesëmarrj­a në forcën e punës ka arritur në 59.2%, 51.9 tek gratë dhe 66.5% tek burrat. Për publikun kam sjell edhe një grafik të kombinuar, për të treguar uljen historike të papunësisë në 27 vitet e fundit dhe sigurisht pjesëmarrj­en në forcën e punës. Po kështu Shqipëria mbetet vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë dhe shifra vjetore vazhdon të zbresë, sigurisht që debati në publik, në shoqërinë, apo edhe në parlament është dhe normalisht do duhet të ishte e të jetë: A është e mjaftueshm­e? A është e mjaftueshm­e kjo ulje e papunë-

sisë. A është i mjaftueshë­m krijimi i të gjithë atyre vendeve të reja të punës? Sigurisht që, jemi larg asaj që kemi si ambicie, por është e rëndësishm­e të ndalojmë për një sekondë të vetme dhe të shënojmë që jemi në nivelin më të ulët historik të

papunësisë në Republikën e Shqipërisë. Ajo që vazhdon të vijojë dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë është në zbritje dhe është më e ulta në rajon me nivelin 24.5%",deklaroi Ahmetaj.

VENDET E REJA

Sipas ministrit të Finan-

cave në pesë muajt e parë të vitit janë shpallur mbi 26 mijë vende të reja pune. "Dua t'iu sjell në vëmendje, është se në pesë mujorin e vitit 2018, pra janar- maj, janë shpallur 26 mijë e 543 vende të lira pune dhe vetëm në muajin maj, janë shpallur 8

mijë e 442 vende të lira pune. Ndërkohë që janë realizuar 11 mijë e 88 punësime, pra ndërmjetës­ime nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në pesë mujor dhe vetëm në muajin maj janë realizuar 3 mijë e 439 punësime me ndërmjetës­im. Në të njëjtën

kohë dua të theksoj politikat tona fiskale, sikurse e kemi bërë për publikun prezent, vijojmë të mbështesim lehtësimin e sipërmarrj­es dhe garantimin e rritjes së qëndrueshm­e që më në fund prodhon punësim",- tha Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania