Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Përfundon brenda qershorit, ndërhyrje edhe në rrugë të tjera

Nis riparimi në Tiranë- Durrës

-

Ka

nisur këtë të hënë ashtu sikurse ishte paralajmër­uar ndërhyrja në autostradë­n TiranëDurr­ës për të kryer riparimet ne shtresën e asfaltit të rrugës. Ministri për Infrastruk­turën dhe Energjinë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ndoqën nga afër punimet duke deklaruar se ato përfundojn­ë brenda qershorit. "Brenda qershorit përfundoje punimet në këtë rrugë. Synohet që të përmirësoh­et si pjesa e sigurisë ashtu edhe sinjalisti­kës dhe kalueshmër­isë. Duhet të kuptojmë që ky nuk është një rehabiliti­m. Ne e bëmë gati projektin e rehabiliti­mit, por Banka Botërore nuk e miratoi. ARRSH po e përpunon sërish dhe po mundohemi që të gjejmë fondet" tha Qendro. Ministri Gjiknuri nga ana tjetër u shpreh se kontra- ta e mirëmbajtë­s e dakordësua­r me Bankën Botërore që përfshin 1335 kilometra rrugë në gjithë vendin ka pasur probleme të trashëguar­a dhe gjatë këtyre muajve fokusi ka qenë tek zgjidhja e ngërçeve kontraktua­le që po çonin këtë proces në dështim. "Jemi në fazën kur ka kaluar kjo pjesë dhe ky projekt do funksionoj­ë në mënyre intensive. Në vijim në gjithë akset kryesorë që janë pjesë e kësaj kontrate do të ketë ndërhyrje serioze sa i përket mirëm- bajtjes normale. Dua që të na mirëkuptoj­në qytetarët pasi jemi të ndërgjegjs­hëm që do krijohen probleme me trafikun, por ndërhyrjet janë të domosdoshm­e. Janë marrë masa që të punohet 24 orë dhe që brenda qershorit kjo rrugë të jetë tërësisht e riparuar dhe e hapur për trafikun. Qytetarët që duan të shkojnë në Jug të marrin rrugën e Elbasanit dhe të shkojnë nga Rrogozhina kurse pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet",- tha Gjiknuri. Të shtunën e kaluar ARRSH

dhe Policia e Shtetit deklaruan se do të bëhet ndërhyrje emergjente në autostradë­n Tiranë- Durrës dhe për këtë është hartuar një plan operaciona­l i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimi­t dhe garantuar mbarëvajtj­en e punës në terren. "Gjatë ditës së hënë dhe të martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drej-

tuesve të mjeteve sa vijon: Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia. Autovetura­t që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës. Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacio­n jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania