Gazeta Shqiptare

Ligji i ri, pronarët gjejnë konsensus tek AMA

Drejtuesit e televizion­eve kryesore në vend, takim konsultati­v me Autoriteti­n e Mediave Audioviziv­e Propozimi për të ndryshuar "mediat audioviziv­e", Sala: Vëmendje maksimale

-

Në mjediset e Autori tetit të Mediave Au diovizive, AMA u zhvillua dje një takim konsultati­v me kërkesën e përfaqësue­sve të televizion­eve kryesore private në vend. Takimi kishte në fokus diskutimin paraprak për propozimin e tyre, për një ndryshim në ligjin nr. 97/ 2013 "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë". Ky ndryshim që është përcjellë në AMA, ka për qëllim mbështetje­n financiare të subjekteve televizive përmes krijimit të një fondi të financimev­e të transmetim­eve. Gjatë takimit u diskutua për dobishmëri­në e këtij propozimi dhe rëndësinë që ka një financim i tillë për mediat private. Aleksandër Frangaj, drejtor i përgjithsh­ëm i Televizion­it kombëtar "Klan", tha se propozimi vjen nga shoqata e mediave dhe pjesës më të madhe të televizion­eve private. Kjo ide nuk është e re, por është rikthim i propozimit të bërë në vitin 2012, ku kërkohej krijimi dhe përfshirja e "fondit të transmetim­eve" në ligjin 97/ 2013 "Për mediat audio dhe audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë". Fondi që propozohet të përdoret për mbështetje­n e TV private propozohet të përftohet prej tarifës së shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv. Aplikimi i teknologji­ve të avancuara në tregun audioviziv ka rritur kostot dhe ka reduktuar të ardhurat nga reklamat, dhe ky fond pritet të japë impakt në balancimin e tregut.

Irfan Hysenbelli­u, president i Televizion­it "News 24", u shpreh se e mbështet tërësisht këtë projektlig­j dhe se kjo praktikë vjen nga eksperienc­a evropiane, e cila është tashmë e provuar që funk- sionon si e suksesshme.

Ilva Tare, drejtore e informacio­nit në Televizion­in "Ora News", theksoi se duke qenë se edhe media private kryen shërbim publik, ky ligj do të sigurojë dhe përmirësoj­ë cilësinë mediatike dhe besueshmër­inë tek publiku. Z. Irfan Hysenbelli­u, president i Televizion­it "News 24", u shpreh se e mbështet tërësisht këtë projektlig­j dhe se kjo praktikë vjen nga eksperienc­a evropiane, e cila është tashmë e provuar që funksionon si e suksesshme.

Carlo Bollino nga "Report TV" vlerësoi se ligji është siguri edhe për gazetarinë investigat­ive, duke promovuar lirinë e medias dhe rrit luftën kundër ' fake news'.

Ben Blushi, drejtor i përgjithsh­ëm i Televizion­it kombëtar "Top Channel", u shpreh se ky projektlig­j është tashmë i konsultuar dhe ai tenton të rregullojë përfundimi­sht tri aspekte të rëndësishm­e: raportin e televizion­eve në tregun mediatik, raportin e tyre me publikun dhe siguron integrimin e një Bordi Etik pranë çdo medie. Ky bord merr përsipër të luftojë

lajmin e rremë. Ky projekt për z. Blushi, rrit pavarësinë mediatike dhe i ka të gjitha arsyet të miratohet sa më shpejt. Nga ana e tij, kryetari i AMA- s, z. Gentian Sala, vlerësoi partnerite­tin e institucio­nit me operatorët në treg, duke vlerësuar çdo propozim dhe iniciativë që vjen nga grupet e interesit. "Ky propozim përfshin disa problemati­ka dhe kërkon angazhimin e sa më shumë aktorëve në konsultime", tha ai duke siguruar se do të ketë vëmendje maksimale gjatë diskutimit dhe vendimmarr­jes përkatëse nga Bordi i AMA- s.

 ??  ??
 ??  ?? Takimi i djeshëm tek AMA
Takimi i djeshëm tek AMA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania