Gazeta Shqiptare

Sot samiti Trump- Kim, drejtuesit shfaqin optimizëm

Kreu i SHBA- ve mbërrin në Singapor, pritshmëri­të e takimit historik Dimensioni ushtarak i Koreve, marrëdhëni­et ndër vite

-

Meqenëse nga Koreja e Veriut nuk ka informacio­ne të plota dhe të besueshme, ajo nuk përfshihet në indeks, por mund të supozohet se edhe aty ka "një shkallë të lartë militarizi­mi", ´ tha për DW- në Marius Bales nga BICC. "Kjo është e qartë, kur nga 24 milionë banorë 1.2 milionë shërbejnë në ushtri". Kujtojmë, gjithashtu, se pas dy Koreve të armatosura në maksimum gjenden partnerë aleancash, që, gjithashtu, janë rivalë mes tyre. Marrëdhëni­et mes Koresë së Jugut dhe SHBA- së u sanksionua­n në vitin 1953 edhe me një aleancë ushtarake. Në vitin 1961 Koreja e Veriut nënshkroi një traktat miqësie me Kinën dhe Rusinë, i cili përfshin edhe ndihmë të ndërsjellë ushtarake dhe ekonomike. Rusia e anuloi paktin e ndihmës ushtarake, me Kinën, ajo është ende në fuqi. Japonia, e cila, gjithashtu, ndjehet e kërcënuar nga Koreja e Veriut, luan një rol të veçantë, sepse nga njëra anë është aleat i ngushtë me SHBA- në, por nga e kaluara ka me Korenë e Jugut një marrëdhëni­e të tensionuar nga e kaluara koloniale dhe Luf- ta e Dytë Botërore. Sa u përket armëve si Koreja e Jugut edhe ajo e Veriut kanë shumë tanke dhe armë artilerie. Kjo tregon se ushtritë e tyre janë të përgatitur­a për luftime të mëdha fushore në kufijtë e tyre. Koreja e Veriut ka edhe një numër të madh nëndetëses­h, të cilat i përdor si potencial frikësues. Megjithatë, në rast se në një konflikt të mundshëm do të ndërhynte edhe makineria ushtarake e SHBA- së, potenciali ushtarak i dy Koreve duket i parëndësis­hëm. SHBA- ja, si dhe Kina, kanë raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të pajisen edhe me mbushje bërthamore. Koreja e Veriut ka armë bërthamore, por se sa të afta janë ato për t'u përdorur nuk dihet me saktësi. Gjithsesi përparësia e SHBA- së në fushën e armatimit dhe të teknologji­së ndaj Koresë së Veriut është aq e madhe, sa në një rast lufte kjo e fundit s'do të kishte asnjë shans ndaj SHBA- së. Ndërsa pas ardhjes në Singapor nuk ka munguar një reagim i presidenti­t Trump, i cili në Twitter shkroi se ndihej mirë që ndodhej aty dhe se atmosfera ishte shumë pozitive. Mediave botërore nuk u kanë shpëtuar edhe detaje dytësore nga takimi historik. Bussines Insider shkruan se stafi i Kim Jong- unit ka sjellë në Singapor edhe tualetin personal portabël, të cilin ai e merr me vete në çdo vizitë brenda dhe jashtë vendit nga frika e ndonjë atentati në forma të ndryshme. Gjithashtu, në media thuhet se përveç trenit personal, udhëheqësi komunist ka tualet edhe në limuzinën e tij luksoze ' Mercedes'. Ajo u shfaq sërish para kamerave në Singapor, me truprojat që e shoqëronin me vrap, ashtu si në samitin me presidenti­n koreano- jugor, në vijën kufitare mes dy Koreve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania