Gazeta Shqiptare

Njohja e ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe: Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar ende

Haradinaj: Do shndërrojm­ë ushtrinë e Kosovës me ligj

-

Kosovë vijon ende ngërçi lidhur me formimin e ushtrisë së Kosovës. Ka qenë pikërisht opozita e vendit, e cila ka reaguar duke hedhur poshtë zërat lidhur me pohimet se serbët në Kosovë e mbështesin njohjen e saj. Ata janë shprehur nëpërmjet një komunikate për media se në pamundësi për të siguruar kushte më të mira për jetën për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfaqësue­sit politikë të shqiptarëv­e të Kosovës ofrojnë luftë dhe tregime separatist­e për qytetarët, shkruan "Tg". "Kështu sot deklaruan se për Prishtinën lufta me serbët nuk ka mbaruar, për çka presim reagim më urgjent të bashkë-

RAMUSH HARADINAJ:

Baza kushtetues­e, mandatimi përmes bazës kushtetues­e si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/ 3 të kualifikua­ra, do të thotë të serbëve. Duke qenë kështu, është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj", - theksoi Haradinaj.

sisë ndërkombët­are",- thuhet në komunikatë­n e Lista Serbe, sipas së cilës deklarimet e tilla janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Për më tepër, kjo parti i është kundërvënë edhe njëherë formimit të ushtrisë së Kosovës, pasi sipas saj është në kundërshti­m me Rezolutën 1244 dhe marrëveshj­en e Kumanovës, por

edhe interesave të sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe shtetit serb. Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, kryeminist­ri i Kosovës, është shprehur se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimev­e kushtetues­e është gati i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe raporton "Zeri. info". Ai, tha se kjo gjë është e pamundur për faktin që i duhen dy të tretat e votave të Listës Serbe për t'u bërë ndryshimet kushtetues­e. "Baza kushtetues­e, mandatimi përmes bazës kushtetues­e si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/ 3 të kualifikua­ra, do të thotë të serbëve. Duke qenë kështu, është

vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj"- theksoi Haradinaj. Komentet Haradinaj i bëri pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u diskutua për gjendjen e zbatimit të agjendës për reforma europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania