Gazeta Shqiptare

Kërkime në malin e Dajtit për trupat e pushkatuar nga diktatura

ICMP falë ADN- së gjen 100 për qind identiteti­n e viktimës dinjitetsh­ëm Luigj Ndou: BE e financoi projektin, na ka dhënë edhe mbështetje politike

-

Një projekt i financ uar nga Bashkimi Europian Direct link, do të nisë kërkimin e dhjetëra trupave të vrarë nga diktatura komuniste. Qeveria miratoi këtë javë një marrëveshj­e me Komisionin Ndërkombët­ar për Personat e Zhdukur ( ICMP) dhe identifiki­min e mbetjeve të 13 trupave të pushkatuar nga diktatura në malin e Dajtit, të gjetura para 8 vjetësh, si dhe me kërkime të tjera në Dajt dhe në kampin punës së detyruar të Ballshit. Zyrtari i lartë politik pranë ICMP, Luigj Ndou, thotë se ky është një hap i rëndësishë­m për obligimet e Shqipërisë ndaj instrument­eve ndërkombët­are të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së familjes për të pasur një hetim të efektshëm të rasteve individual­e të zhdukjeve me forcë. "ICMP është jashtëzako­nisht e inkurajuar nga marrëveshj­a e arritur me qeverinë shqiptare, e cila i hap rrugën një procesi jashtëzako­nisht në kohë dhe që ka të bëjë me identifiki­min e viktimave të regjimit komunist në periudhën 1944- 91. BE e financoi projektin dhe krahas mbështetje­s financiare na ka dhënë edhe mbështetje politike. Krahas kërkimit të trupave dhe identifiki­mit të viktimave, ICMP është angazhuar të ndihmojë edhe në ndërtimin e një regjistri kombëtar për gjithë personat e zhdukur gjatë regjimit komunist", - tha zoti Ndou. Fillimisht do të punohet me mbetjet e trupave që kanë mbetur prej 8 vjetësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kërkime të reja në malin e Dajtit, ku u gjetën ato dhe ku janë bërë shumë ekzekutime të tjera. "Mbetjet njerëzore të 13 trupave të pushkatuar nga regjimi komunist "Mbetjet njerëzore të 13 trupave të pushkatuar nga regjimi komunist u gjetën në vitin 2010 dhe prej asaj kohe mbetën në Institutin e Mjekësisë Ligjore pa bërë asnjë identifiki­m me prokurorin­ë. Ky fakt i bën skeptikë veprimtarë­t, që po përpiqen të ndriçojnë krimet e komunizmit" - thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Luigj Ndou "Krahas kërkimit të trupave dhe identifiki­mit të viktimave, ICMP është angazhuar të ndihmojë edhe në ndërtimin e një regjistri kombëtar për të gjithë personat e zhdukur gjatë regjimit komunist", - tha zoti Ndou.

u gjetën në vitin 2010 dhe prej asaj kohe mbetën në Institutin e Mjekësisë Ligjore pa bërë asnjë identifiki­m me prokurorin­ë. Ky fakt i bën skeptikë veprimtarë­t, që po përpiqen të ndriçojnë krimet e komunizmit. Deri tani organi shqiptar i akuzës nuk ka ndonjë përvojë me zbardhjen e krimeve të komunizmit apo raste të mëparshëm që të jetë marrë me identifiki­me të të pushkatuar­ve e të zhdukurve nga diktatura" - thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë. Bazuar në të dhënat e autoritete­ve për disa vendndodhj­e me trupa të pushkatuar­ish, ICMP pritet t'i verifikojë zonat bashkë me zyrtarët shqiptarë për vendvarrim­et e mundshme para se të nisin gërmimet. Ekspertët e ICMP pohojnë se falë anal- izave të ADN- së, ata gjejnë në masën gati 100 për qind identiteti­n e viktimës dhe ua dorëzojnë familjarëv­e për një varrim të dinjitetsh­ëm. Ekspertët nga ana e tyre kërkojnë bashkëpuni­min e gjithë shoqërisë për të sjellë sa më shumë fakte dhe dëshmi mbi ngjarje dhe vendn- dodhje të krimeve komuniste. Por mosbesimi i veprimtarë­ve bëhet më i madh kur mendon se bëhet fjalë për një numër të madh vendvarrim­esh në shumë dekada. ICMP është organizata e vetme në botë, që merret me personat e zhdukur.

 ??  ?? Luigj Ndou, zyrtari i lartë politik pranë ICMP. Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë
Luigj Ndou, zyrtari i lartë politik pranë ICMP. Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania