Gazeta Shqiptare

Protesta për mbrojtjen e godinës, aktorët lënë afat deri të premten, takojnë Lulëzim Bashën

Artistët, ultimatum qeverisë: Anuloni shembjen e teatrit, ose do e uzurpojmë! "Do e ruajmë me turne, i themi Ramës atë që i tha Robert de Niro Donald Trampit"

-

rin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi", tha gjatë ditës së djeshme kryetarja e Komisionit parlamenta­r të Medias, Albana Vokshi. Ajo i ka quajtur korruptive veprimet e kryeminist­rit Edi Rama, ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qendrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet. Deputetja demokrate tha se Rama hartoi një projektlig­j të posaçëm, që sipas selisë blu, synon të shpëtojë nga hetimi përgjegjës­it e atyre që kanë planifikua­r shembjen e teatrit dhe ndërtimin e kullave. Gjithashtu, sipas demokratëv­e "me anë të këtij projektlig­ji, Rama pranon automatiki­sht projektin e prezantuar nga subjekti privat ' Fusha' sh. p. k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurrimi apo gare të hapur, pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimi­n e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislaci­oni në fuqi".

THIRRJA PËR REZISTENCË

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë edhe një thirrje për rezistencë, duke kërkuar mbështetje­n e qytetarëve. "Ka mbi 4 muaj që komuniteti i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektua­lësh dhe qytetarësh ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanë­t apo të zgjedhurit, përfshirë ministren e Kulturës, kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe kryeminist­rin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarr­ëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës ekzistuese, por edhe domosdoshm­ërinë e restaurimi­t të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëlli- misht në harresë", thuhej në deklaratën e Aleancës. Ajo shtonte se u është shpjeguar të gjithë aktorëve vendimmarr­ës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, se ka vlera arkitektur­ore, se ka nevojë për teatro të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi. "Sa e sa orë, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në përpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarr­ës të na dëgjojnë,

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania