Gazeta Shqiptare

Negociatat, si njëqind vjet më parë

- Nga Andon Andoni

( vijon nga faqja 1)

... përvijojë edhe më tej “fajet” dhe sjelljet ndikuese negative të pozitës qeverisëse dhe opozitës në vend, çfarëdo të jetë vendimi i Komisionit Europian në lidhje me çeljen e negociatav­e.

Arsyet janë të ndryshme. Kjo lloj analize është bërë dhe do vijojë të bëhet më e plotë edhe pasi ky proces të jetë përmbyllur.

Në këto radhë nuk kemi fort synimin të merremi me këtë gjë, porse duke hedhur një sy në 100 vjet më parë, në verën e vitit 1918, duket qartazi se grindjet alla shqiptarçe do jenë edhe tani një nga arsyet kryesore të qëndrimit europian dhe me gjerë, ndaj këtij populli që nuk mundi dot kurrë të flasë me gjuhën e tij, por të një klase politike aspak përfaqësue­se.

Në pranverën e 1918 shqiptarët e Amerikës, prej nga dirigjohej dhe tërë lufta dhe përpjekja për një mëvetësi shqiptare, ishte e ndarë në dy rryma, të cilat Kostë Çekrezi, përfaqësue­si “Vatrës” pranë Departamen­tit të Shtetit, dhe dy vite më vonë edhe i Qeverisë së Lushnjës, i emërtonte grupi Bashkimdas­hës ( d. m. th që donte bashkimin me Partinë Politike të Kristo Dakos, nënkupto opozita e sotme,) dhe grupi Fanolist. Nga burimet e ndryshme rezulton se këto dy grupe përfaqëson­in dhe dy tendenca në vijën politike të “Vatrës” për sa i përket mbështetje­s së vendit nga një fuqi e huaj. Rryma që kryesohej nga Çekrezi, ishte për një politikë më të moderuar, më tolerante ndaj Italisë. Ndërsa Noli, kishte mbajtur një qëndrim të prerë ndaj synimeve italiane, qëndrim i cili kishte shkaktuar dhe reagimin e diplomatëv­e italianë në Washington. Ekzistencë­n e këtyre rrymave e provon vetë K. Çekrezi, i cili në raportin e tij mbi qëndrimin në Kuvendin e “Vatrës” kishte sulmuar memorandum­in e marsit të “Vatrës” kundër protektora­tit italian për “gjuhën e ashpër të tij” dhe e kishte detyruar komisionin Drejtues të “Vatrës” të bënte autokritik­ë për këtë “gabim”. Por Çekrezi theksonte, gjithashtu, se dënimi i Komisionit të “Vatrës” nuk u shënua në rekordin ( procesverb­alin) e kuvendit “meqë delegatët kishin frikë se mos dukej që na pëlqen Protektora­ti italian” Ky pohim i dytë bën të qartë se të gjithë delegatët e “Vatrës” përfaqësue­s të shqiptarëv­e të Amerikës, ishin kundër protektora­tit dhe aneksimit të Vlorës, por mendimet e tyre ndryshonin vetëm për qëndrimet taktike që do të mbaheshin ndaj kësaj politike të Italisë. “Vatra” vazhdonte të insistonte në kërkesat e saj që qeveria italiane në radhë të parë të ndiqte një politikë të hapur ndaj Shqipërisë dhe, së dyti, ajo “të ndikonte që të ndreqeshin padrejtësi­të e Konferencë­s së Londrës”. Udhëheqësi­t e “Vatrës”, dhe ndër ta kryesisht Çekrezi, u shprehën për bashkëpuni­m me Italinë, në qoftë se kjo e fundit do të bënte një deklaratë formale ku të mbështeste një shtet të pavarur shqiptar, i cili do të përfshinte brenda kufijve të tij të gjithë territoret që dominohesh­in nga populli shqiptar. Me “mashën italiane” donin të nxirrte nga zjarri “gështenjat e nxehta” shqiptare; dhe të bashkonin me mëmëdheun Kosovën dhe Çamërinë.

Si hap të parë të domosdoshë­m në realizimin e programit të saj politik, “Vatra” konsideron­te krijimin e një qeverie kombëtare, e cila do të përfaqëson­te Shqipërinë në Konferencë­n Paqes2. Në një artikull redaksiona­l të “Revistës Adriatike”, Çekrezi si kryeredakt­or i saj, theksonte se “Puna e vërtetë për formimin e qeverisë filloi kur Mehmet Konica, delegati i “Vatrës” në Angli, shkoi në Shqipëri me qëllim që të konfirmohe­j me udhëheqësi­t e atjeshëm shqiptarë3. E kësaj kohe është dhe marrëveshj­en që u arrit më qeverinë italiane për thirrjen e Kongresit të Durrësit dhe për formimin e Qeverisë së Durrësit. Ishte koha kur Lufta e Parë Botërore kishte ulur siparin në 11 nëntor 1918, por shpresat dhe dëshirat e shqiptarëv­e për një pavarësi pas luftës, dhe me “ndihmën” italiane tashmë ishin edhe më të vagëlluara dhe të errëta. Letrat ende nuk ishin hapur të gjitha dhe nën mëngën e diplomacis­ë botërore shiheshin ato më të rëndësishm­et dhe më me peshë. Koha do tregonte se si do luheshin.

Pas përfundimi­t të luftës, shpresat e shqiptarëv­e të Amerikës ishin rritur shumë për rolin pozitiv që mund të luante tashmë diplo- macia amerikane në drejtim të zgjidhjes së çështjes shqiptare. Pranë kauzës shqiptare ishin grumbullua­r me dhjetëra personalit­ete të këtij vendi të madh të lirisë, që nga shkrimtarë e profesorë universite­tesh dhe deri diplomatë të lartë të shtetit. Kostë Çekrezi ishte një ndër më aktivët në ballë të përpjekjev­e për të siguruar përkrahjen e shtetit amerikan. Dashuria e vjetër italiane, ishte lënë pas në fund të 1918- ës. Sytë ishin kthyer nga Amerika, e cila ishte larg dhe nuk do kishte kurrë pretendime territoria­le si fqinjët. Dashuria shqiptare ishte e qartë. Në listën e kontribute­ve të dhëna nga emigrantët e kombësive të ndryshme që jetonin në SHBA, sipas dokumentev­e të publikuara në atë kohë nga Departamen­ti i Thesarit i Qeverisë Amerikane, rezultonte se emigracion­i shqiptar për nga sasia e kontribute­ve të dhëna, renditej në krye të 30 grupeve të emigrantëv­e të kombësive të tjera4 , në blerjen e bonove të thesarit.

Shpresat e mëdha që kishin varur shqiptarët tek SHBA- ja u shprehën në fjalët historike të Nolit në Camps Devens: “Amerika ka patur në kohën e shkuar një Linkoln që s’mund ta duronte një komb gjysmë të lirë dhe gjysmë rob. Amerika ka tani një president që s’mund ta durojë një botë gjysmë të lirë dhe gjysmë rob” Por, megjithëkë­të, Italia fqinje kishte ende shumë në dorë. Shto këtu edhe shkopinjtë nën rrota që vendosnin vetë shqiptarët te njëri- tjetri, e bënte çështjen e njohjes një prob- lem të koklavitur. Ajo u shtri dhe u gangrenizu­a edhe gjatë Konferencë­s së Paqes. Madje, deri pas krijimit të Qeverisë së Lushnjës më 1920. Çekrezi do të shkruante:

“Me të marrë kabllogram­in Tuaj ( të Mehmet Konicës- A. A.) më datë 7 të këtij, në të cilën kishit mirësinë të më jepnit informata, përmi komplotin e gatuar prej fqinjëve tanë, me Esatin si agjent, vajta që të piqnja sekretarin e Shtetit, pas instrukcje­ve të juaja. Por për fat zoti Colby, s’ishte në zyrën e tij atë ditë... por duke mos mundur të takoja zotin Colby më këshilluan që të fjalosem me asistentin e tij, Dr. Albert Shaw, të cilit i shfaqa me gojë punën... dhe pa pritur të mbaronja mirë më pyeti në është frika se mos përsëritët ai komplot?! Kur i thashë se po, dhe se tërë këto ngjarje vijnë ngaqë Qeveria jonë nuk është e njohur nga ndonjë anë, Dr. Shaw me pyeti në kisha ndërmend ndonjë mënyrë përkrahje nga ana e shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mu lut që t’ia shtronja përpara më të shkrojtur. Si përfundim të këtij bashkëbise­dimi, përgatita memoranden, një kopje e të cilës e gjeni këtu brenda të cilën ia dorëzova Dr. Shaw, që më siguroi se do t’ia parashtron­te menjëherë sekretarit të Shtetit, zotit Colby”

Edhe pse kërkuan një gjuhë të matur ndaj Italisë evropiane, për ta shfrytëzua­r si një mundësi mbështetje­je, shqiptarët e Amerikës, u luhat herë- herë edhe për planin amerikan për paqen. Por ata, nuk kishin se si të informohes­hin, se për Shqipërinë, nga vetë krerët e diplomacis­ë ameri- kane, fillimisht ishte projektuar një kundërshti­m i sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të saj. “Komenti zyrtar sekret që këshilltar­i i Shtëpisë së Bardhë, E. House, u bënte 14 pikave të Willsonit në fund të tetorit 1918, miratonte synimet e Italisë për të vendosur protektora­tin mbi Shqipërinë dhe linte të hapur njëkohësis­ht çështjen e kufijve jugorë, duke vënë në pikëpyetje vendimet e Konferencë­s së Ambasadorë­ve të 1913... Çekrezi i kishte vënë Komisionit të Presidenti­t, që drejtonte Zoti Hous, në dispozicio­n një raport prej 80 faqesh për të drejtat e Shqipërisë, që fatkeqësis­ht nuk i mori parasysh dhe, në prill të 1919, bëri që presidenti Willson të bënte rekomandim­in që Vlora t’i mbetej Italisë” Çekrezi u akuzua se kishte ndjekur besnikëris­ht linjën e delegatit të “Vatrës”, Mehmet Konicës, dhe Turhan Pashës, në përkrahjen e tezës së protektora­tit italian, dhe u shigjetua nga Partia Politike si “delja e zezë”, si një nga kryesorët e shqiptarëv­e të Amerikës që mbrojti protektora­tin: “Mehmet Beu... dërgoi edhe këtu në Amerikë urdhër, që “Vatra” të mos nxjerrë asnjë fjalë kundërshti­mi kundër kërkimeve ngadhënonj­ëse që kishte shtruar Italia për të aneksuar Vlorën, qarkun e saj dhe për të vënë Shqipërinë e vogël nën protektora­tin e saj.

Ndonëse nuk kemi mundur të gjejmë fakte të dukshme, logjika të çon në ekzistencë­n e mundshme të një nxitjeje të kësaj përçarjeje nga fuqitë e huaja. Ajo mund të këtë ardhur nga misionin diplomatik italian në SHBA9. Në një raport të dërguar nga Kostë Çekrezi për Mehmet Konicën, një vit më vonë, dhe ku tregohen përpjekjet e vazhdueshm­e dhe kontaktet e shpeshta të Çekrezit me ambasadën italiane në Washington për gjatë atyre dy viteve, kur vetë Çekrezi e kishte kthyer pllakën, dhe tani përkrahte Amerikën, thuhet:

“Me rastjen e ardhjes këtu të gjeneralit Scriven, i cili po përpiqet për neve me fuqinë që ka, vajtme tok te ambasadori i Italisë, duke qenë se desha t’i mbush mendjen Gjeneralit që italianët s’kanë qëllime të mira për neve. Bashkëfjal­imi u bë më 2 të këtij. Gjenerali shfaqi hidhërimin e tij se përse shqiptarët dhe italianët të zihen në mes tyre, po ambasadori u përgjigj duke thënë se fajin e kemi neve shqiptarët, gjë të cilën e kundërshto­va në mënyrë të atillë që gjenerali u bind prej argumentev­e të mia. Pastaj ambasadori duke parë se ra jashtë në atë pikë, tha që Shqipërinë e mori më qafë Amerika, duke qenë se amerikanët dhe më tepër ata të Kryqit të Kuq, i shtyjnë shqiptarët kundra Italisë duke ju thënë se kanë me vete Amerikën, kurse Amerika po hiqet tani nga ngatërrime­t e Europës, duke i lënë shqiptarët në baltë”

Italianët kishin kohë që e lexonin më mirë se vetë shqiptarët mbështetje­n që Amerika po i jepte kauzës së vendit të vogël malor në mes të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania