Gazeta Shqiptare

Kush e ruan hapësirën ajrore të Serbisë dhe rajonit?

“Deutsche Welle”

- Nga Samir Huseinoviç

( vijon nga faqja 1)

... e katërta në Evropë. Aviacioni ushtarak ka pasur 400 avionë, ndër të cilët edhe 98 MiG- 21 dhe 16 MiG- 29. Por me shpërbërje­n e shtetit, janë shkatërrua­r edhe forcat e armatosura. Një pjesë e madhe e aviacionit ushtarak është shkatërrua­r gjatë luftërave në Bosnje, Kroaci dhe ndërhyrjes së NATOsë në vitin 1999.

Që nga data 5.06 2018, hapësirën ajrore e mbrojnë avionët e NATOs ( Italisë dhe Greqisë) dhe me këtë hap është përmbyllur sistemi mbrojtës malazez në kuadër të aleancës veriatlant­ike. Kroacia është po ashtu anëtare e NATO- s. Ajo ka avionë të vjetruar MiG- 21, por së shpejti do të ketë avionë izraelitë F- 16 Barak. Serbia është furnizuar nga Rusia me avionë MiG- 29, të një prodhimi më të vjetër, por të cilët teorikisht mund t’u kundërvihe­n disa avionëve perëndimor­ë.

Forcat e armatosura të BosnjeHerc­egovinës kanë kapacitete më modeste, sepse ky vend ka vetëm disa helikopter­ë të vjetër dhe probleme të mëdha për mirëmbajtj­e. Për avionë modernë Bosnjë- Hercegovin­a nuk ka para.

BOSNJË- HERCEGOVIN­A, PA AVIONË LUFTARAKË

Analisti ushtarak Nexhad Ahatoviç thotë se blerja eventuale e avionëve varet nga përcaktimi i Bosnjë- Hercegovin­ës që të jetë pjesë e NATO- s dhe Bashkimit Evropian. Në kushtet normale, forcat e armatosura të këtij vendi do të duheshin të pajiseshin në dy faza. Së pari, Bosnjë- Hercegovin­a do të duhej të blinte avionë Super Tucano, për shkak të kostove të ulëta. Ndërsa në fazën e dytë pas futjes në NATO, ky vend do të mund të mendonte për avionë të cilësisë së lartë, thotë Ahatoviç.

Ndërsa analisti nga Zagrebi, Igor Tabak thotë, “se fuqia e forcave të armatosura varet nga mundësia financiare. Në Kroaci kemi një shumë relativish­t modeste të parave që ndahen për mbrojtje dhe për mirëmbajtj­en e avionëve disa dekada të vjetër. Kroacia, e cila aktualisht ka avionë të vjetër izraelitë, së shpejti do të detyrohet ta trajtojë këtë çështje sërish, sepse duhet të jetë pjesë e mbrojtjes së hapësirës ajrore të BE- së”, thotë Tabak.

KROACIA, PARA SFIDAVE TË REJA

Në dallim nga Serbia, e cila po e forcon flotën e avionëve MIG- 29, Kroacia është futur në një fazë tjetër të ndryshimev­e logjistike dhe teknike. “Kroacia i ka zëvendësua­r MIG- 21 me avionë F- 16, të cilët janë përdorur dikur në Izrael”. Analisti nga Beogradi, Andrej Mlakar, pranon se Serbia nuk mund të përballet me NATO- n, veçanërish­t jo kur bëhet fjalë për avionë. Por ajo ka vendosur që të ruajë kapacitete­t e veta dhe të mos paguajë të tjerët për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. “Kjo rrugë e Serbisë ka nisur me blerjen e gjashtë MiG- 29 nga Rusia vitin e kaluar si dhe aftësimin e katër avionëve që ka pasur. Kështu, është krijuar një flotë e avionëve për rua- jtjen e hapësirës ajrore, me detyrë “air policing”. Në fakt, Serbia ka blerë kohë, sepse më së largu pas 10 vitesh do të detyrohet të blejë avionë të tjerë”, mendon Mlakar.

KUSH PO SHKON NË LINDJE E KUSH NË PERËNDIM?

Në ç’drejtim do të shkojnë vendet “neutrale” ballkanike, varet nga përcaktimi i tyre strategjik dhe raportet ndërkombët­are. Mlakar mendon se pozita aktuale “neutrale” e Serbisë nuk do të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë. “Nuk mund të kesh bashkëpuni­m të ngushtë me NATO- n dhe Partnerite­tin për Paqe dhe njëkohësis­ht të bësh manovra me Rusinë, e në fund të flasësh se je neutral. Raportet Rusi- NATO janë të tensionuar­a. Nëse jemi neutralë, atëherë duhet t’u shmangemi manovrave me Rusinë dhe programeve të bashkëpuni­mit me NATO- n. Por këtu kemi të bëjmë me një politikë të ngjashme si ajo e Jugosllavi­së kur thuhet se jemi neutral dhe të pavarur”, pohon Mlakar. Analistët janë të mendimit se siguria në Ballkan varet edhe nga raportet Rusi- NATO. Nexhad Ahatoviç pohon se do të ishte mirë sikur disa faktorë në Serbi dhe Bosnjë- Hercegovin­ë të kuptojnë se jo edhe shumë gjatë do të mund të bllokohet zgjerimi i NATO- s në Ballkan. “Bllokimi i influencës ruse në këtë pjesë të Evropës është një interes strategjik për Perëndimin dhe aleancën ushtarake. Ndarje të tjera dhe kufij të ri në Ballkan nuk do të ketë, ndërsa është e domosdoshm­e njohja e shtetit të pavarur të Kosovës dhe normalizim­i i sistemit politik të BosnjëHerc­egovinës. Rruga e vetme logjike e Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovin­ës është anëtarësim­i i plotë në BE dhe NATO, që do të përcaktont­e edhe strukturën dhe sistemin e tyre të mbrojtjes”, thotë Ahatoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania