Gazeta Shqiptare

Mediat italiane shesin Berishën, më pas përgënjesh­trojnë lajmin

Sa i takon Tomas Strakoshës, Liverpuli ka gati ofertën pasi nuk siguroi dot Alisonin Në fakt bëhej fjalë për Valon Berishën e Salcburgut

-

Disa orë më parë u bë e kryer që Etrit Berisha do të jetë pjesë e skuadrës së Sampdorias. U tha se për portierin kuqezi ishte arritur marrëveshj­a shumë shpejt dhe dje portieri që mban veshur fanellën e Atalantas do të nënshkruaj­ë me skuadrën nga Xhenoa. Por në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë. Edhe vetë "sampnews24. com", që raportoi lajmin, referuar "Secolo XIX", e ka fshirë postimin në sajt, duke lënë të kuptohet se e gjitha ka qenë një ngatërresë. Prej ditësh është raportuar se Sampdoria kërkon të afrojë në skuadër Valon Berishën, mesfushori­n e Kosovës dhe Salcburg. Pikërisht këtu janë bërë lëmsh italianët, duke ngatërruar Valonin me Etritin. Gjithsesi, lajmi se portieri mund të largohet nga Atalanta qëndron, pasi prej ditësh është thënë në mediat italiane se nëse u shkon një ofertë, mund ta shesin Berishën, që vlerë- sohet rreth 8 milionë euro, tre më shumë nga sa e kanë blerë nga Lacio. Portieri i Shqipërisë, 29 vjeç, mbylli sezonin e dytë tek Atalanta, që e bleu verën e shkuar "gardianin" nga Lacio për shumën e 5 milionë eurove. Igli Tare e pati marrë Berishën në Suedi nga skuadra e Kalmar për shifrën e 400 mijë eurove. Ai ka edhe tri vite kontratë me skuadrën italiane, pasi i përfundon më 30 qershor të vitit 2021. Sezonin e fundit portieri me Atalantën është aktivizuar në 42 ndeshje ( 31 në Serie A, 3 në Kupën e Italisë, 8 në Europa League).

STRAKOSHA

Gabimet e Kairusit në finalen e Ligës së Kampionëve duket se kanë bërë që Liverpuli të mendojë seriozisht për një portier që mund të japë siguri dhe ga- ranci për portën. Emri i parë në listën e dëshirave është braziliani Alison Beker, por mesa duket "The Reds" nuk kanë ndërmend të paguajnë shumën e 80 milionë eurove për një portier, ndërkohë që drejtuesit anglezë i kanë hedhur sytë nga Lacio. Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është një ndër më të dalluarit gjatë sezonit të kaluar në Itali, duke u përzgjedhu­r edhe në formacioni­n më të mirë të vitit për moshat U23. Kjo performanc­ë e gardianit kuqezi ka bërë që drejtuesit e Liverpulit të mendojnë një ofertë të majme për të. Sipas mediave italiane, oferta e klubit të drejtuar nga Jurgen Klop pritet të kapë shifrat e 30 milionë eurove, shifër kjo, që vështirë se mund të refuzohet nga Lacio, megjithatë, për Strakoshën nuk është i interesuar vetëm Liverpuli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania