KAS rrëzon kërkesën e Skënderbeut, korçarët mbeten pa Europë
Kukësi shkon në Champion, Partizani në Europa League
Gjykata
e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka rrëzuar kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e dënimit të Apelit të UEFA- s, duke i mbyllur klubit korçar dyert e Kupave të Europës. Kështu, në Champions League do të shkojë ekipi i Kukësit, ndërsa Partizani shkon në Europa League. Gjithsesi, KAS ka pranuar padinë e Skënderbeut për gjyqin vendimtar kundër UEFA- s.
KAS rrëzon Skënderbeun! Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka refuzuar kërkesën e klubit korçar për pezullimin e efekteve të vendimit të Apelit të UEFA- s, me shpresën që të aktivizohej në Ligën e Kampioneve, por rrëzimi i padisë nga ana e KAS- it ja ka mbyllur këtë derë klubit korçar, i cili fillon të ndjejë menjëherë efektet e dënimit 10 vjeçar, pasi këtë verë nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës. "Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masa të përkohshme të kërkuara nga ana e Futboll Klub Skënder- beut, në të cilin kërkohej të ndalej ekzekutimi i vendimit të dhënë nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA më 26 prill të këtij viti".
Natyrisht që ky nuk është gjyqi përfundimtar, pasi fjalën e fundit KAS do ta thotë më vonë, atëherë kur të do të shqyrtojë tërësisht dosjen e depozituar nga Skënderbeu. Vetë klubi korçar, në një reagim të mëpasshëm, kërkon ta sqarojë këtë pikë, duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj UEFA- s është vetëm në hapat fillestare dhe se një vendim përfundimtar nga KAS do të merret në muajt në vijim.
Ky vendim i sotëm i KAS- it do të thotë se në Ligën e Kampioneve do të luajë skuadra e Kukësit, ndërsa Partizani do të luajë në verë në Ligën e Europës.