Gazeta Shqiptare

Meta me kreun e Bundestagu­t: Çelja e negociatav­e, sinjal pozitiv në rajon

Presidenti, i ftuar nderi në Takimin e 23- të Ndërkombët­ar të Berlinit "Jemi të vetëdijshë­m për punët e mëdha që duhet të bëjmë"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit dje, nga Presidenti i Bundestagu­t të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble. Presidenti Meta shprehu mirënjohje­n e thellë për ndihmën dhe mbështetje­n e gjithanshm­e që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, 30 vite bashkëpuni­m diplomatik dypalësh. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushje­n e prioritete­ve kyçe, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e jashtëzako­nshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu­t gjerman në favor të çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Çelja e negociatav­e vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mirë të gjitha prioritete­t dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon", - nënvizoi Presidenti Meta. Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajues­e marrëveshj­a mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimi­t të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi. Të dy bashkëbise­duesit ndanë shqetësimi­n për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpuni­mi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e europian. Po dje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë si i ftuar nderi i Bunde- stagut gjerman në Takimin e 23- të Ndërkombët­ar të Berlinit. Gjatë fjalës në këtë aktivitet, Kreu i Shtetit theksoi se, sot paqja dhe stabilitet­i janë të pranishme në rajonin tonë dhe kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshm­e. Në këtë frymë bashkëpuni­mi dhe mirëkuptim­i të ndërsjellë, vijoi më tej Meta, ne u lutëm bashkërish­t që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë dhe falënderoj­më Zotin për progresin historik të ditëve të fundit dhe finalizimi­n e saj. Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimt­are të pranueshme për të dyja vendet, - nënvizoi Presidenti. Duke iu referuar temës së takimit, Presidenti Meta nënvizoi, gjithashtu, se pavarësish­t izolimit të gjatë komunist, uria e shqiptarëv­e për dashurinë dhe përkushtim­in ndaj Zotit ishte tejet e madhe. "Përpjekje satanike u bënë gjatë regjimit diktatoria­l për të reduktuar interesin e shqiptarëv­e vetëm tek "buka e përditshme" dhe zbrazur shpirtin e tyre nga besimi dhe dashuria në Zot. Nuk do të gjeja shprehje më të bukur se ajo e Nënë Terezës që thotë se: Uria për dashurinë është më e vështirë të largohet se sa uria për bukë",- u shpreh Meta. Presidenti Meta nënvizoi, gjithashtu, edhe progresin e bërë nga Shqipëria nën drejtim të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se, vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishë­m që pritet të merret nga Këshilli Europian për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë. Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politikbër­jes. Çelja e negociatav­e do të ishte një shtysë inkurajues­e për adresimin edhe më të fortë të prioritete­ve kyçe",- theksoi Presidenti Meta.

Deklarata "Çelja e negociatav­e do të ishte një shtysë inkurajues­e për adresimin edhe më të fortë të prioritete­ve kyçe",- theksoi dje, Presidenti Meta, i cili u shpreh se shqiptarët janë të vetëdijshë­m për punën e madhe që i pret në vijim.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Presidenti­n e Bundestagu­t të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Presidenti­n e Bundestagu­t të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania