Gazeta Shqiptare

Gjermania, Mass: Negociata me kusht për Shqipërinë, bëri progres

Ministri i Jashtëm gjerman: Pasoja fatale, nëse Ballkani lihet jashtë BE- së "Nëse ndalojmë zgjerimin, dëmtojmë reformat"

- Valentina Madani

Gjermania përmes min istrit të Jashtëm jep sinjale pozitive për Shqipërinë, që më 38 qershor të vendosë për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Evropian për integrim. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, teksa komenton çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian në një editorial në "Atlantic Council", paralajmër­on se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE, atëherë do të ketë pasoja fatale. Ministri gjerman foli për progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t'u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e reformës në drejtësi. Ai shprehet se është pro hapjes së negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas tij, nëse Ballkani lihet jashtë BE- së, do ketë pasoja fatale, ndërsa është pro hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por me disa kushte. "Natyrisht, pranimi në BE ësh- të i kushtëzuar dhe vendet aspirante duhet që të përmbushin kritere të përcaktuar­a qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracin­ë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm, duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimis­ht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende", deklaroi z. Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen në një kohë kur 3 vende të Bashkimit Europian janë shprehur skeptike për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Franca, Holanda dhe Gjermania janë shprehur se Shqipëria duhet të bëjë ende progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsion­it. Në 28 qershor pritet të bëhet publik vendimi i vendeve anëtare të BEsë për Shqipërinë pas rekomandim­it të Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e. Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn kundërshto­n hapur idenë për ndërtimin e një kampi refugjatës­h në Ballkan për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. "Unë paralajmër­ova që në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon, të cilat nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët", deklaroi Hahn. Pak ditë më parë Christian Lange, sekretar parlamenta­r i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumator­it deklaroi në Tiranë se arrestimi i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe largimi nga detyra i ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk janë kusht për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lange i bëri thirrje politikës shqiptare të luftojë korrupsion­in, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishë­m për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Evropian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania