Gazeta Shqiptare

Rama: Gati t'i kthejmë shqiptarët që banojnë ilegalisht në Europë

Kryeminist­ri për median austriake: Italia nuk na kërkoi ekstradim të Agron Xhafajt "Nëse numri i refugjatëv­e rritet, do kërkojmë ndihmë nga BE"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje në një intervistë për portalin austriak "Profil. at", se Italia nuk e ka kërkuar kurrë ekstradimi­n e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe në këtë rast qeveria shqiptare nuk ka pasur çfarë të bëjë. Sa i përket provës që ka Shqipëria në fund të qershorit në Këshillin Europian për çeljen e negociatav­e, kryeminist­ri thotë se është i gatshëm të heqë dorë, nëse kjo do të luftonte frymën populiste që po përhapet në Europë. Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkue­sve shqiptarë në vendet e BE- së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t'i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe, nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatav­e.

INTERVISTA

Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Nëse vonesa e hapjes së negociatav­e për Shqipërinë do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE, atëherë unë jam gati. Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam Kushtetutë­n në ko- Kryeminist­ri Edi Rama ka zgjedhur t'i ftojë dibranët për nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit me një letër me shkrim dore. "Çdo dibran që më ka telendisur në ' FB' me sharje e tallje, për Rrugën e Arbrit, i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën ( 10: 30), e në Klos ( 12: 00) për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në ' FB' në pamundësi për të ardhur", ftoi dje Rama, dibranët në turin e tij të shtunë e të diel.

mpromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje. Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t'u bërë anëtare e BE- së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatav­e për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Disa shtete si Franca, Holanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatav­e të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Është e vështirë për mua të

kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t'i kthejmë bashkatdhe­tarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëv­e në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen. Nëse numri i refugjatëv­e rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal, Kurz, në Vjenë.

Sipas kancelarit austriak, Sebastian Kurz, ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Ne kemi të regjistrua­r rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël. Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëv­e, ne do presim ndihmë nga BE.

Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimi­n e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania