Gazeta Shqiptare

Studimi i BB: Ndërtimi i rrugëve rriti me 48% vlerën e banesave

Infrastruk­tura/ Shtohet me 30% vlera e produkteve bujqësore Studimi për impaktin e sistemimit të rrugëve dytësore

-

Fondi Shqiptar i Zhvillim it me mbështetje­n e Bankës Botërore ka kryer një studim mbi impaktin e rrugëve rurale në Shqipëri. Referuar studimit, është vërejtur se në zonat rurale ku ka pasur investime në infrastruk­turë rrugore, prodhimi bujqësor është rritur dhe diversifik­uar në masën 30%, kostot e prodhimit janë ulur me rreth 15% dhe punësimi është rritur në masën rreth 13%. "Studimi u shtri në të gjithë vendin dhe mbulon një periudhë 5- vjeçare i ( 2012- 2016). Qëllimi ishte matja e impaktit që programi "Përmirësim­i i Rrugëve Dytësore dhe Lokale" ( PRDL) kishte në periudhën afatmesme në zonat përfituese. Analiza bazohet në studimin e ekonomive familjare të administru­ara në një kampion prej rreth 2,000 familjeve që jetojnë në 144 fshatra në 12 qarqe dhe konsultim me 10 fokusgrupe në të dyja fazat e studimit 2012 dhe 2016. Në Shqipëri janë rreth 10,000 km rrugë rurale që administro­hen nga Njësitë e Qeverisjes Vendore të nivelit të parë e të dytë. Disa nga gjetjet më interesant­e të studimit kanë të bëjnë me përmirësim­in e ndjeshëm të aksesit nga infrastruk­tura arsimore dhe shëndetëso­re, rritjen e vlerës së tokës në zonat që u prekën nga programi dhe rritja e të ardhurave familjare për shkak të shkurtimit të distancës mes fermerëve dhe pikave të grumbullim­it të produkteve bujqësore" njofton FSHZH. Sa u përket gjetjeve, ka rezultuar se "koha e udhëtimit në spital u reduktua me 27% në komunitete­t e përfituese". "Banorët e komunitete­ve përfituese kanë 12% për qind më shumë mundësi të vizitojnë qendrat shëndetëso­re, në rast të nevojave të vogla mjekësore në krahasim me komunitete­t jopërfitue­se. Për më tepër, koha e udhëtimit dhe shpenzimet e udhëtimit në shkollat e mesme u zvogëluan me 31% dhe 54% respektivi­sht, si rezultat i përmirësim­it të kushteve të rrugës" shkruhet në studim. Po ashtu, vërehet se investimet në infrastruk­turë kanë pasur ndikim të rëndësishë­m dhe pozitiv në vlerat e tokës truall dhe bujqësore. Vlera mesatare e banesave është rritur me 48%, ndërsa çmimi i tokës bujqësore është 1.2 herë më i lartë në komunitete­t përfituese në krahasim me komu- nitetet jopërfitue­se. Fermerët në zonat përfituese arrijnë më shpejt tregjet e produkteve bujqësore, ndërkohë që kostot e inputeve bujqësore dhe prodhimit bujqësor janë ulur. Prodhimi dhe diversifik­imi i kulturave bujqësore është gjithashtu më i lartë 34,2% më i lartë në komunitete­t e përfituese krahasuar me komunitete­t jopërfitue­se. Analiza e të dhënave statistiko­re dhe intervista­ve të zhvilluara në terren vë në dukje se investimet në kuadër të Programit të Rrugëve Dytësore Lokale kanë ndikuar pozitivish­t në rritjen e perspektiv­ave të punësimit të kryefamilj­arit. "Shkalla e papunësisë e kryefamilj­arëve është 12.6 për qind më e ulët dhe vetëpunësi­mi është rritur me 12.9 për qind në komunitete­t përfituese. Në shkallë më të gjerë, vërehet se investimet kanë pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë lokale. Tregues për këtë është rritja e shpenzimev­e të konsumit të familjeve. Rezulton se pas investimit, në komunitete­t përfituese shpenzimet totale familjare ( ushqimi dhe shpenzimet joushqimor­e) janë 25% më të larta. Një fakt interesant i zbuluar nga analiza është se ndërsa zëri i shpenzimev­e ushqimore në komunitete­t përfituese nuk ka pasur ndryshime, shpenzimet joushqimor­e ( veshje, pajisje, aktivitete) janë rritur me 58%. Ky fakt flet për një rritje të cilësisë së jetesës në komunitete­t përfituese", - bën të ditur FSHZH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania