Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Brenda vitit rinis puna në ' bypass'- et Fier dhe Vlorë

Ministri i Infrastruk­turës inspekton punimet

-

Ministri

i Infrastruk turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi dy kantiere të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar në zonën e Fierit. Në fillim, ai ndaloi në aksin nga rotondo e Kolonjës deri në Mbrostar, ku po kryhet rehabiliti­mi për të parandalua­r degradimin e standardit të rrugës. Më pas, ministri Gjiknuri ishte në Unazën Lindore të qytetit të Fierit, ku ka nisur puna për rehabiliti­min e plotë të segmentit nga rreth- rrotullimi i Patosit deri në ish- QTU. Projekti parashikon më tej ndërhyrjen rehabilitu­ese deri në Levan, ku bëhet lidhja me autostradë­n Fier- Vlorë. "Këtu siç e shikoni, ka qenë një segment jashtëzako­nisht problemati­k dhe besoj se në krye të dy javëve, kjo pjesë e segmentit që po punohet do të jetë tërësisht e rinovuar. Me Bashkinë e Fierit dhe me policinë jemi duke punuar që një pjesë e trafikut të devijohet brenda qytetit. Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve, por njëkohësis­ht edhe të na mirëkuptoj­në. Është një periudhë shumë e shkurtër, por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzako­nshme", u shpreh ministri Gjiknuri. Ai gjeti rastin që të ndajë me publikun edhe një lajm të mirë sa u takon projekteve të mbetura pezull për ndërtimin e "bypass"- eve të Fierit dhe Vlorës. "Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualif­ikimi i fazës së parë të dy ' by- pass'- eve, ai i Fierit dhe ai i Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimt­are, që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy ' bypass'- e të rëndësishm­e. Shpresojmë që ' bypass'- i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar, kurse ' bypass'- i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Ajo çka është e rëndësishm­e është se edhe kësaj gangrene të infrastruk­turës për shumë vite, ne i dhamë zgjidhje. Pra u prish kontrata, u siguruan të gjitha të drejtat juridike, u fillua procedura e re dhe kjo po shkon drejt përfundimi­t. Një procedurë kompetitiv­e, transparen­te dhe e monitoruar nga BERZH- i si institucio­ni financues i këtij projekti", nënvizoi Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania