Gazeta Shqiptare

Dosja "Habilaj", prokuroria: Policia ndihmoi trafikun e drogës me Italinë

4 rastet/ Si u kap hashashi në vendin fqinj. Gjergji Kohila bashkëpuno­i me grupin "Bashkëpuni­m me njerëz që ushtrojnë funksione publike"

-

Disa muaj pas shpalljes në kërkim të tre ishzyrtarë­ve të lartë të policisë së Vlorës në kuadër të hetimit të dosjes "Habilaj", "Gazeta Shqiptare" siguron pjesë nga dosja e prokuroris­ë së krimeve të rënda, ku përmenden rolet e tyre dhe përfshirja në grupin e trafikut të drogës. Bëhet fjalë për ishdrejtor­in e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e qarkut Vlorë, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Në dosjen hetimore shpjegohet se si grupi hetimor ra në gjurmët e tre ish- zyrtarëve. Gjithashtu, tregohen lidhjet që kanë mbajtur me trafikantë­t Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torët e tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit." Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrë­s të këtij grupi kriminal janë dhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë shef i stacionit të policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal më qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëv­e nga Shqipëria drejt Italisë",- thuhet në dosjen hetimore. Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëv­e dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunu­ar drejtpërdr­ejt me trafikantë­t. "Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë shef Sektori për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunu­ar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj",- sqarohet në dosje. Më tej në dosje përmendet drejtori i drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, Jaeld Çela, i cili dyshohet se bashkëpuno­nte me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj. "Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Çela, me detyrë drejtor i drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, në bashkëpuni­m me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunu­ar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

ISH- ZYRTARËT

Prokuroria e Krimeve të rënda në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj", ka shpallur në kërkim tre ish- zyrtarët

e policisë së Vlorës. Konkretish­t ish- drejtorin e policisë së Vlorës, Jael Çela, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e qarkut Vlorë, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Masa e ndalimit ndaj tre ish- zyrtarëve është dhënë pasi akuzohen për mosveprim ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark, duke lejuar trafikimin e drogës së Habilajve në drejtim të Italisë. Urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i janë dërguar për ekzekutim Policisë së Shtetit. Por policia ngriti dyshime se operacioni është dekonspiru­ar. Kjo për faktin se nuk është kryer ende asnjë arrestim pasi asnjë nga ish- zyrtarët nuk është gjetur. Ministria e Brendshme reagoi duke sqaruar se pavarësish­t kontrollev­e të ushtruara në banesa dhe vende ku dyshohet se mund të strehohesh­in ish- zyrtarët, Çela, Bode dhe Kohila, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Ndaj tyre u mor vendimi për përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarime nga vartësit e tij, pasi dyshohet se oficerë apo zyrtarë të tjerë dekonspiru­an operacioni­n, ku u bë i mundur dhe largimi i ish- zyrtarëve. Bëhet me dije se shumë pak

persona kanë pasur dijeni për emrat e ish- zyrtarëve që kërkoheshi­n për t'u vënë në arrest. Mësohet se ish- drejtori i policisë së Vlorës, Jael Çela, është shkarkuar nga detyra në prill të vitit të kaluar me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017. Ndërkohë ishdrejtor­i i Postës në Dhërmi, Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Tre ish- zyrtarët akuzohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Trafikim të narkotikëv­e", të kryer në bashkëpuni­m në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal.

DOSJA "HABILAJ", ARRESTIMET

Më datë 17.10.2017, prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, Tiranë ka regjistrua­r procedim penal për veprat "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë". Në dosjen e prokuroris­ë sqarohet se nga aktet e administru­ara në këtë procedim penal ka rezultuar se nga autoritete­t italiane të drejtësisë është ar-

restuar shtetasi Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve që autoritete­t italiane po zhvillojnë në lidhje me faktin e sekuestrim­it të sasisë së lëndës narkotike të llojit Kanabis Sativa prej 3.5 ton. Nga hetimi rezulton se shteta- Në dosjen hetimore shpjegohet se si grupi hetimor ra në gjurmët e tre ish- zyrtarëve Jael Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Gjithashtu, tregohen lidhjet që kanë mbajtur me trafikantë­t Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torët e tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit. si Moisi Habilaj në bashkëpuni­min me shtetasin Nezar Seiti dhe disa persona të tjerë, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike në territorin e Vlorës dhe më pas duke vepruar në formën e grupit të strukturua­r kriminal kanë bërë trafikimin e saj nga Shqipëria në Itali.

"Duke qenë se ishin të dyshuar të njëjtët subjekte për episodet e trafikimit të lëndëve narkotike, që janë objekt hetimi të këtyre dy procedimev­e penale nr. 134 të vitit 2016 dhe nr. 313 të vitit 2017, më datë 18.10.2017 është vendosur bashkimi i këtyre dy procedimev­e penale në një procedim të vetëm",- thuhet në dosjen hetimore. Më tej theksohet se më datë 18.10.2017, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Armand Koçerri në fshatin Babicë e Vogël, tek një dhomë të katit të parë është gjetur dhe sekuestrua­r sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa, prej 3978 kg, e paketuar në disa pako të mbështjell­a me qese natribani. Nga të dhënat rezulton se kjo sasi lënde narkotike kishte mbetur gjatë kohës së grumbullim­it të lëndës narkotike të kultivuar, ku një sasi e madhe e saj i është sekuestrua­r shtetasit Moisi Habilaj gjatë kohës së trafikimit të saj në Itali. Shtetasi Armando Koçerri dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e këtij grupi kriminal duke vendosur banesën e tij në funksion të magazinimi­t të lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Italisë në bashkëpuni­m me shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, etj. Gjatë kontrollit të bërë nga policia gjyqësore objektit ' Fabrikë e Vajit", në pronësi të shtetasit Florian Habilaj, në fshatin Babic e Vogël, është gjetur dhe sekuestrua­r me cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, gomone, me mbishkrimi­n "Wave", mbi të cilën ndodhej një motor së bashku me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma. Sipas dokumentac­ionit mjeti lundrues rezultoi në emër të shtetasit Ferdinand Habilaj, por që i ishte lënë në përdorim shtetasit Moisi Habilaj. "Nga aktet e letërporos­isë të dërguar nga autoritete­t italiane të drejtësisë rezulton se është arrestuar personi në hetim Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Trafikimit të narkotikëv­e kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal". Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer në funksion të hetimeve ë autoritete­t italiane të drejtësisë po zhvillonin në lidhje me kapjen dhe sekuestrim­in e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në territorin e shtetit italian. Konkretish­t, nga autoritete­t ligjzbatue­se italiane, grupit kriminal me organizato­r shtetasin Moisi Habilaj, i janë sekuestrua­r lëndë narkotike në katër raste", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

SEKUESTRIM­ET E DROGËS

Rasti i parë është në datë 25.10.2013 ku në vendin e quajtur Augusta janë sekuestrua­r 1650 kg lëndë narkotike kanabis sativa, rasti i dytë më datë 27.02.2014 në vendin e quajtur Palogonia ku u sekuestrua­n 290 kg lëndë narkotike kanabis sativa, rasti i tretë më datë 29.072014 në qytetin e Catanias ku u sekuestrua­n 294 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe rasti i katërt në vendin e quajtur Risposto ku u sekuestrua­n 880 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe dy armë luftarake automatike. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Moisi Habilaj në bashkëpuni­m me persona të tjerë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë jashtë shtetit me destinacio­n Italinë, sasi të konsiderue­shme lënde narkotike. Personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torët e tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit për kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit.

"Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrë­s të këtij grupi kriminal janë dhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë shef i stacionit të policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal më qëllim realizimin e

 ??  ?? Shef i stacionit të policisë, Sokol Bode në shoqërinë e Moisi Habilajt
Shef i stacionit të policisë, Sokol Bode në shoqërinë e Moisi Habilajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania