Gazeta Shqiptare

Dosjet me mangësi/ 1100 pronarë, 6 muaj kohë për plotësimin e dokumentev­e

Lista me aplikimet e viteve 1999 dhe 2000, që kanë marrë vendimin e njohjes ATP, fondi për kompensim arrin në 1.7 miliardë lekë

-

Pronarët që kanë ap likuar për kompen simin e pronave gjatë viteve 1999 dhe 2000 kanë 6 muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Të gjithë pronarët që kanë një vendim për njohjen dhe kompensimi­n e pronës duhet të verifikojn­ë nëse e kanë plotë dosjen. "Subjektet e interesuar­a që evidentojn­ë të meta apo pasaktësi në këtë regjistër mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t brenda një afati prej 6 muajsh", bëjnë të ditur burime ATP- ja.

KOMPENSIMI

Afro 1.7 miliardë lekë do të ndajë Agjencia e Trajtimit të Pronave pas vlerësimit të dosjeve të pronarëve të viteve 1999- 2000. Në fakt, pas shqyrtimit të bërë për këto dosje dhe që në total janë 1100, vetëm gjysma e tyre do të përfitojnë kompensim financiar, ndërsa pjesës tjetër i lind e drejta për të rregulluar dokumentac­ionin në ATP brenda 6 muajve duke nisur nga data publikimit të listës në faqen zyrtare të ' Agjencisë'. "Gazeta Shqiptare" boton si më poshtë emrat që përfitojnë kompensimi­n në para dhe shumën për- katëse për secilin individ apo familje, sikundër edhe pjesën e dytë të këtyre pronarëve, që kanë mundësi të ankimojnë dosjen deri në muajin dhjetor 2018. Kompensimi financiar Pronarët që kanë një vendim kompensimi duhet të presin brenda afateve ligjore deri në 10 vjet sipas rendit të aplikimit, por kanë mundësi të përfitojnë edhe nga pagesat e përshpejtu­ara. Për rastin e dytë, pronarët duhet të paraqiten në ATP, të plotësojnë formularin- tip dhe të zgjedhin një nga tri afatet që parashikon ligji, pagesë brenda vitit, brenda 3 viteve ose brenda 5 viteve. Për secilin rast, në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti, pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania