Gazeta Shqiptare

Merkel në stuhinë e konservato­rëve, sherr për politikën ndaj refugjatëv­e

-

“Ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë”. Një fjali, disa fjalë të thëna nga Kancelarja gjermane Angela Merkel kur ndodhi kriza e refugjatëv­e tre vjet më parë. Fjalia u kthye në moto të politikës gjermane të migracioni­t, por edhe në mollë sherri. Kur në verë 2015, numri i refugjatëv­e në Europë arriti kulmin, Gjermania mori vendim të hapte dyert, ndryshe nga çfarë bënë vendet fqinjë.

Me vendimin që mori Merkel mblodhi shumë kritika, edhe mes radhëve të veta. Kritiku më i madh mes tyre: Horst Seehofer, në atë kohë kryeminist­ër i Bavarisë, ndërkohë ministër i Brendshëm në kabinetin e Merkelit.

Kryetari i konservato­rëve bavarezë ishte i mendimit se Gjermania nuk është në gjendje ta përballojë këtë. Ai luftoi me të gjithë forcat kundër kursit të Merkelit. Duke qenë kryeminist­ër i Bavarisë, ai kërcënoi në vitin 2015 se do të ngrinte padi në Gjykatën Kushtetues­e kundër pranimit të refugjatëv­e dhe kritikoi hapur kancelaren në një kongres të partisë socialkris­tiane, CSU. Për të marrë pjesë në qeverisje në nivel federal, CSU vuri si kusht kufizimin e imigracion­it.

SEEHOFER KËRKON TË NDRYSHOJË POLITIKËN PËR DHËNIE AZILI

Tani duke qenë ministër i Brendshëm mund të merret me këtë detyrë, mbase më shumë se e ka për zemër. Skandali për vendimet e manipuluar­a të azilit të Zyrës Federale të Migracioni­t dhe Refugjatëv­e ( BAMF) pati shtruar pyetjen, nëse Gjermania nuk ka qenë vërtet e ngarkuar me shtimin e numrit të refugjatëv­e. Por, sipas njoftimeve të mediave numri i lartë i azileve të dhëna në zyrën e BAMF në Bremen, mund të ketë pasur edhe arsye të tjera.

Me një “Masterplan për migracioni­n”, Seehofer kërkon të ndryshojë poli- tikën e imigrimit dhe të marrjes së azilit në Gjermani. Ndër të tjera Seehofer kërkon që futja e azilkërkue­sve të pengohet, nëse këta janë regjistrua­r një herë në një vend tjetër të BE- së.

Kancelarja Anglea Merkel refuzon zgjidhje që të përfshijnë vetëm Gjermaninë. Ajo i qëndron besnike vendimit të Gjykatës Europiane që flet kundër kontrollev­e sistematik­e në hapësirën e Shengenit.

Nga ky kundërshti­m i Merkelit për planet e Seehoferit shpërtheu grindja që vazhdon mes vitesh midis dy politikanë­ve. Ministri i Brendshëm refuzoi të prezantont­e masterplan­in e tij, pastaj pak më vonë bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për integracio­nin që zhvillohet në zyrën e Kancelares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania