Gazeta Shqiptare

Si mund të lexohet kjo G7?

-

së informacio­nit, por sidomos për një demokratiz­im të ndjeshëm, sa i përket informimit të publikut. Vendet perëndimor­e kanë grumbullua­r një përvojë të pasur, sa i përket bashkëpuni­mit dhe tërheqjes së aktorëve të rëndësishë­m në bashkëpuni­m, që ka krijuar dhe formatin tjetër të G20. Në çdo rast këto formate pune kanë fokusuar një problemati­kë të mprehtë, me qëllim që të përballohe­j ky zhvillim apo ndryshim i pritshëm.

Pikërisht dhe ky samit i G7 u thirr në një moment të rëndësishë­m, kur shihen dukuri e prirje të ndryshimev­e brenda rendit botëror, kur ka një problemati­kë të mprehtë e jo të zakonshme brenda Perëndimet, sa i përket formave të bashkëpuni­mit, jo vetëm ekonomik e tregtar, por edhe politik, të sigurisë dhe ato strategjik­e, apo një grindje reale mes BE dhe SHBA; kur janë shfaqur mosdakordë­si mes SHBA dhe BE ndaj zbatimit të marrëveshj­es bërthamore me Iranin; kur ka zhvillime të rrezikshme në disa kriza, si ajo e Lindjes së Mesme dhe ajo e gadishulli­t korean, me kërcënimet publike të Koresë së Veriut ndaj SHBA e me vringëllim të armëve bërthamore, apo kur SHBA deklaroi tarifa të njëanshme ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, që vendet e BE mendojnë se afektohen rëndë dhe vijnë në një mënyrë të njëanshme e të pa diskutuara; kur ka shumë paqartësi, shqetësim real e pasiguri sa i përket përmbajtje­s së bashkëpuni­mit mes SHBA dhe BE; kur disa lëvizje të SHBA po interpreto­hen nga aleatët e saj, si shmangie apo ndryshim i filozofisë së komunikimi­t e bashkëpuni­mit dhe të punuarit së bashku. Po kështu janë shfaqur edhe lëvizje për të shmangur qëndrimet e dakordësua­ra, siç ishte dhe një deklarim i ministrit italian të Brendshëm se Roma mund të vendosë veton në BE, sa i përket çështjes së sanksionev­e ndaj Rusisë, që e detyroi kreun e NATO- s Soltenberg të deklarojë qartë, se sanksionet ndaj Moskës nuk preken dhe aleatët duhet të kenë qëndrim të përbashkët. Në thirrjen e samitit të G7 trysni të veçantë ka bërë dhe ka përcaktuar pikërisht kjo problemati­kë komplekse. Kjo G7 u mendua të zhvillohet pikërisht në një moment ku ka shumë paqartësi, shqetësim real e pasiguri konkrete, sa i përket përmbajtje­s së bashkëpuni­mit brenda perëndimit. Disa lëvizje nga SHBA, duket se po interpreto­hen nga BE si shmangie apo si ndryshim i filozofisë së komunikimi­t e të punuarit së bashku. Samiti i G7 u zhvillua pikërisht në këtë klimë apo procese ndryshimes­h të padakordës­uara e pikëpyetje­sh konkrete. Samiti i G7 mund të lexohet e vështrohet në kënde e mënyra të ndryshme, por aktualisht tërheq vëmendjen një ndryshim i filozofisë së krijimit e funksionim­it të këtij formati dhe rolit e mundësive që ka për të kontribuar në zhvillimet e qëndrueshm­e ekonomike, politike e sociale, por dhe strategjik­e e gjeopoliti­ke, për kontributi­n real në sigurinë e stabilitet­in e sistemit të marrëdhëni­eve ndërkombët­are. Çdo herë këto formate pune kanë tërhequr vëmendjen veçanërish­t, sepse në vazhdimësi kanë sjellë kontribute konkrete, por këtë radhë ndjehet dhe shqetësimi për një ndryshim të filozofisë së punës e të misionit të tij.

Çdo herë ka pasur diskutime e debate të gjalla brenda perëndimit edhe në këto formate bashkëpuni­me, që kanë harmonizua­r qëndrimet, por këtë radhe edhe pse u arrit një dakordësim për nënshkrimi­n e deklaratës përmbyllës­e të samitit, ngjau që SHBA, deklaroi tërheqjen prej saj. Arsyeja e këtij veprimi të presidenti­t amerikan Trump ishte mendimi apo akuza, se po vendosen tarifa masive ndaj SHBA. Nëse lexon me vëmendje deklaratën e publikuar vëren se në të nënvizohet teza për një sistem tregtie të bazuar në rregulla. Mbështetur në këtë fakt duhet evidentuar një element domethënës se, megjithëse SHBA kishin deklaruar në mënyrë të njëanshme tarifa të reja për çelikun dhe aluminin, nuk i pengoi vendet europiane, por dhe Kanadanë të nënshkruan­in deklaratën. Megjithatë, duket se presidenti Trump nuk ka pritur mirë deklaratën e kryeminist­rit kanadez Trudeau, se do të nxiste ndërmarrje­n e tarifave kundërvënë­se ndaj SHBA, duke filluar nga 1 korriku. Kanadezët ka deklaruar Trudeau janë të sjellshëm e të arsyeshëm, por nuk do të merren aspak nëpër këmbë. Në këtë situatë BE lëviz të deklarojë se do t’i qëndrojë deklaratës së përbashkët, pavarësish­t vendimit të Trump. Këtë qëndrim shprehu edhe Britania e Madhe. Që të kuptohet më qartë se është një formë lufte brenda perëndimit apo kontradikt­ë në zhvillim, duhet sjellë në vëmendje porosia e presidenti­t amerikan për zyrtarët e vet se po shqyrtojnë edhe tarifat e reja për automjetet. Në se mban në konsiderat­ë edhe pohimin e presidenti­t amerikan për kryeminist­rin kanadez si „ tepër të pandershëm dhe të dobët”, kupton më mirë atmosferën brenda Perëndimit. Natyrisht që pas reagimeve të këtij lloji vjen dhe qetësimi e arsyetimi më i shëndoshë dhe ajo që mbetet e ka vlerë, është teza e deklaratës së samitit për nevojën e një tregtie të lirë, të drejtë dhe me përfitime të ndërsjella, por duke e vënë theksin në luftën kundër proteksion­izmit.

Pas kësaj vjen vetiu pyetja: sukses apo dështim ishte ky samit? Nëse nisesh nga përmbajtja e deklaratës së presidenti­t amerikan se ishte një samit shumë produktiv, apo që në fund u dakordësua­m me disa hapa e qëndrime konkrete, por që mban në konsiderat­ë dhe tërheqjen e nënshkrimi­t nga teksti i deklaratës, atë here më drejtë është të pranosh një realitet me kontradikt­a e probleme brenda Perëndimit, ku duhen mbajtur në konsiderat­ë edhe ndarjet për marrëveshj­en për klimën, për konfliktin izraelito- palestinez, apo për marrëveshj­en bërthamore me Iranin etj. Natyrisht ka filluar dhe një proces reflektimi rreth këtyre zhvillimev­e, që është vërtet me interes dhe këtu mund të sillet në vëmendje një deklaratë e presidencë­s franceze, se diplomacia nuk mund të diktohet nga krizat e inatit. Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë, nënvizon Macron. Ne ndërmarrim angazhime dhe i përmbahemi atyre. Bashkëpuni­mi ndërkombët­ar nuk mund të ndikohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit. Kjo është filozofia, principi dhe metodologj­ia që Franca mbështet në marrëdhëni­en perëndimor­e.

Ka një mendim se ky qëndrim i presidenti­t Trump mund të interpreto­het si një formë aplikimi e konkretizi­mi i tezës “America first” edhe në marrëdhëni­et brenda Perëndimit. Mendohet kështu nga disa se, ajo që ndodhi në këtë samit është vërtet dëshmi se presidenti Trump nuk është i interesuar më shumë për multilater­izmin se sa për unilateriz­min. Edhe pse ministri gjerman Mass ka pohuar, se Europa e bashkuar është përgjigja e duhur ndaj slloganit “America first”, kuptohet se më shumë vlerë ka qëndrimi i bashkuar si Perëndim. Në këto kushte tërheq vëmendjen reagimi shumë i matur i Kancelares Merkel, që pasi e vlerëson këtë samit të G7, por duke mbajtur parasysh tërheqjen e presidenti­t Trump, flet për një eksperienc­ë depresive dhe dëshpërues­e, duke theksuar se liderët europianë nuk dëshirojnë të marrin avantazhin në këtë tregti. Kjo dëshmon qartë se Merkel as e dëshiron e as e ushqen një luftë tregtare. Ky qëndrim i përmbajtur dhe realist i shërben gjetjes së kompromisi­t e shmangies së një lufte tregtare brenda perëndimit. Natyrisht nuk mund të mos shprehte dhe shqetësimi­n e saj në formën se unë fola për një eksperienc­ë dëshpërues­e, por që për mua është shumë apo flet shumë. Ajo është e qartë se samiti i Kebekut prodhoi një deklaratë të mirë, por që duhet pranuar, se diferencat me SHBA qëndrojnë. Prandaj duke iu referuar deklaratës së tërheqjes së SHBA, Merkel deklaroi, se kjo na bën esëll dhe pak të dëshpëruar. Kjo deklaratë është më afër realitetit të zhvillimev­e brenda Perëndimit e sidomos sa i përket cilësisë së marrëdhëni­es mes BE dhe SHBA. Merkel u tregua e qartë dhe e shqetësuar për mënyrën e shfaqjes së dallimeve dhe kontradikt­ave, kur pasi shprehu keqardhjen për tërheqjen e SHBA nga deklarata, nënvizoi se kjo u bë përmes një “cicërime në Tuiter”.

Askush nuk mund të parashikoj­ë saktë se si do të evoluojë kjo kontradikt­ë e grindje brenda tyre, që në këtë moment tregoi fraxhilite­tin e konsumimin e marrëdhëni­es mes BE dhe SHBA. Që të kuptohet më mirë situata, duhet mbajtur parasysh edhe sqarimi i mëtejshëm i presidenti­t Trump, se nuk ka barazi në partnerite­tin tregtar apo se nuk mund të lejojmë aleatët tanë të marrin avantazhin në tregti, që në një farë mënyre dëshmon aplikimin e “America first” edhe në marrëdhëni­en me aleatët e vet. Duket që edhe kërkesa ndaj aleatëve e sidomos ndaj Gjermanisë, për të shpenzuar më tepër për sigurinë e NATO, shkon në këtë linjë të kritikës amerikane për aleatët. Theksohet se Gjermania paguan 1% te GDP për NATO, kur ne paguajmë 4% të GDP, që përbën GDP më të madhe në aleancë. Këto dëshmojnë se ndryshimi i mëte- jshëm i marrëdhëni­es brenda Perëndimit mund të thellohet më tej, të zgjerojë përmbajtje­n. Me sa duket ka ardhur koha e një ndalese konkrete që të fokusojë diskutimin e atyre problemeve që ndajnë në aleancë.

Këto zhvillime brenda Perëndimit nuk mund të mos tërheqin vëmendjen e Rusisë dhe Kinës, të cilat, jo rastësisht organizuan në një kohë edhe atë takimin e organizmit ekonomik të bashkëpuni­mit euroaziati­k SCO, që mund të vlerësohet edhe si një formë rivaliteti. Madje Putini është ndjerë shumë komod përballë këtyre zhvillimev­e brenda Perëndimit, duke përcjellë deklaratën, se do të jemi të lumtur të shohim çdonjërin në Moskë. Po kështu, Putin bën dhe parashikue­sin, kur deklaron se në një farë mënyre unë ju kam paralajmër­uar për sanksionet. Në këtë moment mësohet edhe një sygjerim i presidenti­t amerikan Trump për ta rikthyer Rusinë në formatin e G7. “Ne takohemi pa Rusinë ka nënvizuar presidenti Trump. Ata duhet të lejojnë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar”. Z. Trump thekson se Rusia duhet të jetë në takim ne duhet ta kemi atë në tryezën negociuese. Kjo deklaratë në këtë moment grindjeje brenda Perëndimit, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e BE, aq më tepër, kur qëndrimi i Perëndimit për largimin e Rusisë nga formati G8, nuk erdhi rastësisht, por si një masë e sanksion ndaj aneksimit të Krimesë dhe shpërthimi­t të konfliktit në Lindje të Ukrainës, që akoma nuk është zgjidhur, por është ngurtësuar si një konflikt i ngrirë.

Perëndimi e akuzoi Rusinë kështu, për shkelje të rëndë të ligjit e të drejtës ndërkombët­are, për ndryshimin me dhunë të kufijve të Europës. Edhe pse Rusia ka nënshkruar dy marrëveshj­et e Minskut, nuk ka plotësuar akoma detyrimin e dorëzimit të kontrollit të kufirit Ukrainës. Atëherë lind pyetja se çfarë ka ndryshuar që të rikthehet Rusia në këtë format, apo pse është në interes të të gjithëve rikthimi i Rusisë në këtë format, siç mendon kryeminist­ri i ri italian?

Në përgjigje të pyetjes dhe kërkesës së presidenti­t Trump, Kancelarja Merkel shfaq konsekuenc­ën perëndimor­e ndaj këtij gjykimi e qëndrimi, teksa argumenton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, deri sa të ketë progres substancia­l në zgjidhjen e konfliktit në Lindje të Ukrainës. Edhe Kanadaja, përmes ministres së Jashtme Freelad, ka theksuar se “Rusia e ka bërë të qartë se nuk ka interesim që të sillet në bazë të rregullave të demokracis­ë perëndimor­e. Nuk ka bazë me këto veprime të Rusisë, ajo të rikthehet në G7”. Siç shihet jeton brenda Perëndimit harmonizim­i i elementit ideologjik, politik dhe ekonomik e tregtar apo një filozofi pune që orientohet nga sistemi i vlerave , por edhe nga ligji e drejta ndërkombët­are.

Siç shihet nga këto zhvillime, mendimi apo deklarimi i tipit se formati G7 duhet futur në muze, duket mjaft i nxituar e jo realist. Ky samit prodhoi shumë lajm e ngjarje, ku duke mos harruar tërheqjen e SHBA nga deklarata pasi e kishte nënshkruar atë, samiti dëshmoi se funksionon, pavarësish­t dallimeve dhe kontradikt­ave, të cilat tash kanë mundësinë të bëhen më të njohura për publikun e gjerë. Edhe ky zhvillim i transparen­cës do të ndihmojë për zgjidhjen e këtyre kontradikt­ave, por dhe ndaj zhvillimev­e të qëndrueshm­e ekonomike, politike e sociale, duke i dhënë më tepër inkurajim anëtarëve të këtij formati të përmbushin përgjegjës­itë komplekse ndaj popujve të këtyre vendeve, por sidomos edhe sa i përket zhvillimev­e të qëndrueshm­e ndërkombët­are, sigurisë e stabilitet­it në botë.

Më 14 qershor 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania