Gazeta Shqiptare

Gjëegjëza me Shqipërinë dhe kënaqësia për mos hapjen e negociatav­e!

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... pak e nga pak. Zoti kish vendosur të shihte se ç’bënin krijesat e tij në Tokë. Kishte mbetur i mërzitur me Parisin e francezët me ndryshimet dhe bëmat e tyre moderne, ca më keq me italianët e Romën, po kaq me Londrën e Berlinin, sepse vendet ishin modernizua­r frikshëm. Po ku vallë u ndje i kënaqur? I huaji i sapoardhur që mezi e kuptonte fillimisht kolegun do qëndronte. E sakaq, pas ndonjë gjerbje të ndonjë porcioni të mirë alkooli të asaj kohe, vijonte përgjigja- në Shqipëri! Zoti në Shqipëri ishte kënaqur, sepse këtu gjërat nuk kishin ndryshuar, ishte fabula. Në vitet ’ 90 fabula u shndërrua në një gjë gati banale. Por edhe kjo qarkullont­e në komuniteti­n e ndërkombët­arëve në vend. Mizanskena dhe butaforia: Një shportë me karavidhe, e lënë në breg prej dy peshkatarë­ve. Vjen batica dhe mos na ikin,- thotë njëri syresh, teksa po rehatohesh­in në klub. “Jo, ia pret tjetri, janë karavidhe shqiptare sapo ngjitet njëri për të ikur e kap tjetri dhe e zbret poshtë”. … Nuk dimë fabulat e reja të kësaj kohe për shqiptarët, por padyshim duhet të jenë shumë. Dhe, të huajt jo të pakët në Shqipëri që mbushin raporte, mu nga ato që e lënë vendin pas dyerve të Europës prej vitesh të tëra, duhet të kenë sajuar të tjera edhe më fine. Askujt nuk i bën përshtypje se shqiptarët mezi presin të davarisin këtë humbje shprese që buron prej ngado. Kjo bëhet edhe shumë më e vështirë në këtë moment pasigurie dhe heshtje, paçka se tashmë duhet të jetë vendosur fati i Shqipërisë në takimin e 28 qershorit për hapjen e negociatav­e. Veçse më e paqartë është kënaqësia, e cila mbartet te një pjesë e madhe e komuniteti­t shqiptar dhe sidomos e politikës që Shqipërisë të mos i hapen këto negociata. Opozita mëton se faji është i Ramës dhe i qeverisjes së tij dhe këtu me gjasë ka njerëz të kënaqur dhe nga e Majta e mbyllet diskursi, që nuk shtron problemin tjetër: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk nisin procesin e integrimit në BE atëherë do të përballen me pasoja të dhimbshme. E para, sa i përket, shpresës. E dyta mosmbajtje­s së premtimit, që vetë strukturat e BE- së, kanë bërë dhe që qeveritë ballkanase i kanë realizuar.

Shumëkush e di sesi do të jetë procedura lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato kanë shumë shpresë, por jo me pak gjasë, do mund të jenë të kushtëzuar­a. Të dy vendet realisht kanë bërë hapa përpara, Shqipëria me reformën në drejtësi, që megjithëse konsideroh­et ende me shumë probleme po jep rezultate; Maqedonia me zgjidhjen e emrit dhe lehtësimin e problemati­kave të pafundme në vend. Që do të thotë pjesa e tyre është kryer. Sa për të kënaqurit që Franca, Holanda dhe Gjermania janë kundër, një gjë dihet me saktësi: edhe pas disa dekadash, kur Shqipëria të jetë në BE do jenë skeptike me të. Stereotipi­të e ndërtuara me shekuj nuk mund të zhbëhen në pak vite. Duket se presioni në vetë Këshilli Evropian është i madh që të mos e justifikoj­ë raportin e

Komisionit Evropian për prioritete­t kyçe, por mbase të pritet raporti i ardhshëm në pranverën e vitit 2019 për të parë ndryshime, fakt që do të thotë kthim pas. Dhe, një Evropë me probleme shtesë, nuk do mund të ndihet aq rehat. Edhe për faktin se më 2019 strukturat e BE- së do jenë krejt të tjera. Në fakt, Shqipëria e ka të vështirë të bëj standarde, që mëtojnë opozitat tona, kur zbresin nga pushteti dhe kjo vjen nga metamorfoz­a e shqiptarit të pas viteve ‘ 90 dhe vetë demokracis­ë së krijuar prej tij. Në këtë vazhdë, Evropa me struk- turat e saj ka për detyrë të mbajë fjalën, atë që në Ballkan e konfuzojnë sipas mendimeve të tyre.

*-* Republika e Shqipërisë është nominuar si kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian ( BE) prej qershorit 2014. Larg kësaj, një nga momentet më të mëdha të Shqipërisë ka qenë hyrja në NATO si anëtare e plotë në 2009. Shqipëria aplikoi për anëtarësim edhe në vitin 2009. Dhe, ashtu si tani Këshilli Evropian i kërkoi Komisionit Evropian raportin për modaliteti­n e pranimit, e cila iu përcoll qeverisë shqiptare. Shqipëria u kthye përgjigje atyre më 14 prill 2010. Më 5 dhjetor 2013, një takim i eurodepute­tëve i rekomandoi Këshillit t’ia japë Shqipërisë statusin e kandidatit. Dhe, për fat, më 23 qershor 2014, nën presidencë­n greke të BE- së, Këshilli i Bashkimit Evropian ra dakord t’i japë statusin e kandidatit të Shqipërisë, procedurë që u miratua disa ditë më vonë nga Këshilli Evro- pian. Gati, njësoj është udha tani, kur Komisioni Europian në Prill 2018 i rekomandoi Këshillit Evropian të hapë negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Është momenti politik i qershorit, kur Këshilli i Ministrave të Këshillit Evropian do të mblidhet për të diskutuar për negociata të hapura ose jo për 2 vendet tona: Shqipërisë dhe Maqedonisë.

… Sido që të ndodhë, Shqipëria dhe Maqedonia e kanë kapur një cak, që duhet vlerësuar dhe po shkon falë shqiptarëv­e dhe maqedonasv­e dhe përpjekjev­e të gjitha strukturav­e të vendeve të tyre. Për këtë duhet gjëegjëza e re. Me gjasë ajo do të dalë më 29 qershor, kur të merret vendimi. A do t’i hapen dot Shqipërisë negociatat?! Për këtë nuk ka ende gjëegjëze sepse edhe vetë të huajt e kanë mbyllur gojën në kalkulimet e fundit. Të kënaqur jemi vetë ne, shumë nga ne,… që të mos na hapen negociatat, sepse jemi më mirë në vuajtje.

( Gazeta Shqiptare- Homo albanicus)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania