Majko në Paris, në mbështetje të muxhahedinëve: Irani i lirë
Rudy Giuliani dhe personalitete nga e gjithë bota në kongresin e përvitshëm Rajavi: Kudo protesta, fitorja e pashmangshme
Mbledhja e përvit shme e iranianëve dhe mbështetësve të Rezistencës Iraniane u mbajt në Paris të shtunën, 30 qershor, 2018. Në "Free Iran" morën pjesë presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, si dhe qindra politikanë e figura shtetërore të shquara nga pesë kontinente. Mes tyre, edhe ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani dhe ministri për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko.
Në fjalimin e saj të mbledhjes, znj. Rajavi vuri në dukje: "Një brez i pasionuar dhe i etur për liri është ngritur në të gjithë vendin për ta rimarrë Iranin nga pushtuesit, mullahët. Punëtorët e Haft- Tapeh, punëtorët e çelikut, fermerët e Varzaneh, rinia në Kazerun, shoferët e kamionëve në mbarë vendin, tregtarët e pazareve, të rinjtë në Lalehzar, Ferdoësi, Shoush, Mellat dhe Ekbatan në Teheran kanë treguar një guxim shumë të madh, duke u përballur me forcat mizore të sigurisë. Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurt dhe Irani do të jetë i lirë. Tashmë po duket perspektiva e një Irani të lirë nga mullahët dhe Shahu. E ashtuquajtura zgjidhje brenda fashizmit fetar është bërë e pavlefshme dhe boshe. Popullsia dhe rinia e rebeluar i kanë dhënë fund epokës së të pozuarit për të dyja palët e regjimit". Maryam Rajavi shtoi: "Në gjashtë muajt e shkuar, populli iranian, i të gjitha kombësive dhe etnive, ka ngritur krye pavarësisht shtypjes maksimale. Shoqëria është në një gjendje shpërthyese. Pozita e Khamenei- it ka rënë në mënyrë dramatike dhe nuk ka aspak legjitimitet. Gar- da Revolucionare dhe Bassij janë goditur nga dezertimet. Mullahët e kanë humbur mbësh- tetësin më të rëndësishëm të politikës së paqësimit, konkretisht Shtetet e Bashkuara. Orteku i sanksioneve të njëpasnjëshme po i godet rëndë dhe sinjali më i rëndësishëm për fazën e rrëzim- it të mullahëve është lidhja midis furisë së popullit dhe lëvizjes së organizuar të rezistencës, gjë që e kanë pasur frikë liderët e regjimit". Për sa i përket Iranit të lirë të së ardhmes, Maryam Rajavi tha: "Ne bëjmë thirrje për themelimin e një shoqërie, të bazuar në liri, demokraci dhe barazi. Ne kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshillave dhe sindikatave. Ne përkrahim një Iran jobërthamor, që do të promovojë bashkëjetesën paqësore me fqinjët e tij dhe që mirëpret bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar". Në vijim ajo shtoi: "Në këtë rrugë, hapi i parë është të transferohet sovraniteti tek populli i Iranit. Duke u mbështetur tek populli iranian dhe tek një bazë popullore, mund të shmanget kaosi dhe pasiguria si dhe të mbrohet integriteti i Iranit dhe iranianëve, duke e bërë atë një komb krenar. Sipas programit të NCRI, pas rrëzimit të regjimit, do të formohet një qeveri provizore gjashtëmujore, detyra kryesore e së cilës do të jetë të formojë një asamble kushtetuese përmes zgjedhjeve të lira me një votim të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë, të barabartë dhe të fshehtë. Kjo asamble kushtetuese duhet të hartojë Kushtetutën e republikës së re brenda dy vitesh dhe ta kalojë në votim. Ajo duhet të vendosë gjithashtu edhe institucionet kryesore të republikës së re bazuar në