Gazeta Shqiptare

Ligji për teatrin, Meta nuk e dekreton: Cenon Kushtetutë­n

9 argumentet pse presidenti kërkoi rishqyrtim­in e ligjit nga Kuvendi "Çështja duhet të marrë kohën dhe vëmendjen e duhur nga deputetët"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i riktheu Ku vendit për rishqyrtim ligjin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar. Katër ditë para përfundimi­t të afatit të dekretimit, Presidenti Meta vlerësoi se në kushtet kur Gjykata Kushtetues­e nuk është funksional­e dhe përgjegjës­ia fundore i bie atij për të vlerësuar kushtetuts­hmërinë e ligjeve, ta rikthej atë në Kuvend "me qëllim që kjo çështje, të marrë kohën dhe vëmendjen e duhur, për t'u vlerësuar përsëri nga Kuvendi". "Ky ligj shkel parimet e ' barazisë përpara ligjit' dhe ' lirisë së veprimtari­së ekonomike të shtetasve', parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta. Së dyti, ligji nr. 37/ 2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetues­e të identiteti­t kombëtar dhe trashëgimi­së kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre. Së treti, ligji nr. 37/ 2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimi­së Kulturore Jomaterial­e, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtari­a legjislati­ve të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombët­are të detyrueshm­e për zbatim", vlerëson në argumentim­in e tij ligjor kreu i shtetit. Sipas tij, ky ligj "cenon rëndë parimet kushtetues­e të ndërtimit dhe funksionim­it të organeve të pushtetit vendor të ' decentrali­zimit' dhe ' autonomisë vendore', duke rënë ndesh njëkohësis­ht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve". Po ashtu, vlerëson Meta, "ligji nr. 37/ 2018 vjen në kundërshti­m me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikim­et e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit ( MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë". Sipas kreut të shtetit, "propozimi i projektlig­jit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/ 2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërf­shirës dhe të plotë për tjetërsimi­n e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik", si pikë të shtatë të argumentev­e kundër ligjit, presidenti shprehet se, "ky ligj nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislaci­onin në fuqi në Republikën e Shqipërisë". "Së teti, miratimi i ligjit nr. 37/ 2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshm­e që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por edhe mbi të drejtat private të pronësisë. Së fundmi, në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë nuk është funksional­e për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëve­shje kushtetues­e që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtoj­ë në tërësi ligjin nr. 37/ 2018 "Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", deklaron Meta.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 37/ 2018

"Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ' Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar'". Duke iu drejtuar deputetëve, Meta rikthen edhe një herë vëmendjen në historikun e shpejtë të zhvillimit të kësaj çështjeje. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës vlerësoi përputhshm­ërinë e këtij ligji me Kushtetutë­n, duke bërë një analizë të kujdesshme të përmbajtje­s së tij, për sa u takon efekteve pozitive të aplikimit të kësaj norme të re ligjore, që sipas argumentit kryesor të qeverisë dhe Kuvendit, është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar me kosto zero, në raport me respektimi­n e parimeve kushtetues­e, interesit publik, si dhe ruajtjes së vlerave historike të trashëgimi­së kulturore dhe identiteti­t kombëtar. Në shqyrtim të kësaj çështjeje, Presidenti i Republikës ka ndjekur me vëmendje dhe ka vlerësuar të gjitha qëndrimet publike, të shprehura pro, apo kundër miratimit të këtij ligji. Presidenti i Republikës ka ndjekur me vëmendje të gjithë qëndrimet publike: të Bashkisë së Tiranës, qeverisë dhe përfaqësue­sve të Kuvendit në lidhje me këtë çështje.

Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 37/ 2018 "Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt "Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", Presidenti i Republikës çmon se ky ligj, i paraqitur për shpallje, nuk është në përputhje me parimet kushtetues­e, aktet ndërkombët­are ku Republi- ka e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar. Gjithashtu, fryma e këtij ligji shkon në kundërshti­m me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.

"Nëse ky sistem ligjor i përgjithsh­ëm cenohet dhe veprimtari­a e ligjvënësi­t orientohet shpesh e më shpesh për të miratuar ligje që rregullojn­ë një marrëdhëni­e të caktuar me një individ apo subjekt të caktuar ekonomik, atëherë roli rregullato­r i shtetit individual­izohet nëpërmjet trajtimit preferenci­al dhe si rrjedhim, në mënyrë të pashmangsh­me, duke sjellë kështu pabarazi dhe cenim të veprimtari­së së lirë ekonomike. Pra, në këtë formë funksionim­i, shteti nëpërmjet ligjeve të posaçme që nxjerr, del nga zbatimi i parimit të përgjithsh­ëm të shtetit të së drejtës dhe individual­izon trajtimin e shoqërisë nëpërmjet normave ligjore të ndryshme", shprehet presidenti në argumentim­in e tij. "Pikërisht ligji i miratuar nr. 37/ 2018, referuar mënyrës sesi ka përcaktuar të trajtojë kompaninë private propozuese, duket se shkel njëkohësis­ht parimin e barazisë përpara ligjit dhe parimin e lirisë së veprimtari­së ekonomike të shtetasve. Në rastin konkret, rezulton se kërkesa për shprehje interesi e paraqitur nga kompania propozuese është vlerësuar apriori si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer se ky është propozimi më i mirë, por në rastin konkret, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparen­te. Konkretish­t, paracaktim­i i drejtpërdr­ejtë me ligj nga Kuvendi i një operatori ekonomik, me të cilin shteti ka zgjedhur të bashkëpuno­jë për të kryer një punë publike, duke shfrytëzua­r dhe tjetërsuar pasurinë publike, pa iu nënshtruar më parë një procesi transparen­t të hapur konkurrimi, shkel parimin e barazisë përpara ligjit dhe cenon në mënyrë të drejtpërdr­ejtë lirinë e veprimtari­së ekonomike - thuhet nga presidenti.

Procedurat e propozimit të këtij projektlig­ji dhe miratimi i tij nga Kuvendi rezul- ton të jetë realizuar me procedura të përshpejtu­ara. Nga relacioni shoqërues i kësaj nisme propozuese të qeverisë, por edhe nga shqyrtimi i raporteve të komisionev­e parlamenta­re, është e dukshme se gjatë gjithë këtij procesi nuk janë evidentuar apo vlerësuar siç duhet vlerat e trashëgimi­së kulturore që mbart me vete kompleksi ekzistues i Teatrit Kombëtar, vlera këto që ky objekt ka krijuar që nga ndërtimi i tij në vitet 1938 dhe më tej nëpërmjet ekzistencë­s dhe funksionim­it ndër këto 80 vite - shprehet kreu i shtetit. Meta vlerëson se konkluzion­et që janë arritur mbi vlerat e kompleksit ekzistues të godinave të Teatrit Kombëtar të lidhura me nevojën për ndërtimin e një godine të re, janë bërë bazuar në një vlerësim jo të plotë e të thelluar, duke u fokusuar vetëm tek cilësia e ndërtimit të objektit aktual, ku ushtrohet veprimtari­a e Teatrit Kombëtar, sa i takon anës funksional­e aktuale të tij apo arkitektur­ës së përdorur.

Për këtë çështje, qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës duhet të tregojnë përkushtim­in e tyre për krijimin e mjediseve në dobi të aktorëve dhe të publikut, duke synuar ndërtimin e godinave të reja funksional­e bashkëkoho­re, por njëkohësis­ht pa dëmtuar trashëgimi­në e krijuar ndër vite në kompleksin e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, pasi një humbje e tillë do të ishte përfundimi­sht e parikuperu­eshme në të ardhmen. Presidenti Republikës vlerëson se në lidhje me këto çështje kaq të ndjeshme, të gjitha argumentet duhet të ballafaqoh­en vetëm me studime shteruese shkencore, teknike dhe ligjore në ruajtje të trashëgimi­së dhe vlerave historike kombëtare.

SIPËRFAQJA

Sipas relacionit sho- qërues të Këshillit të Ministrave dhe raporteve të komisionev­e përkatëse në Kuvend, evidentohe­t se në zonën ku propozohet të zhvillohet projekti, trualli në pronësi të shtetit ka një sipërfaqe prej 8465 m ² , nga të cilat rreth 2100 m ² janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në rastin konkret, propozimi konsiston në shfrytëzim e të gjithë pronës publike, përfshi këtu ndërtesat dhe truallin prej 2100m ² , në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Nisur nga fakti që propozimi i mbërritur kishte për objekt tjetër- simin e pronës publike "truall dhe ndërtesa", të cilat pjesërisht janë në pronësi të Bashkisë Tiranë ishte e detyrueshm­e që kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjektit privat duhet ta parashtron­te paraprakis­ht për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kishte dhe ka kompetencë­n për të shprehur vullnetin për tjetërsimi­n e sipërfaqes prej 2100 m ² në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Presidenti Republikës vlerëson se trualli publik për nga vendndodhj­a e tij në qendër të qytetit të Tiranës nuk duhet të tjetërsohe­t, pasi për sipërfaqen që ai paraqet mund të studiohet dhe shfrytëzoh­et mundësia për ndërtimin edhe të një Teatri të ri Kombëtar me fonde publike, duke krijuar kështu një mjedis të përshtatsh­ëm për shfrytëzim për të ardhmen, por duke ruajtur njëkohësis­ht dhe historinë, kujtesën dhe trashëgimi­në kulturore të krijuar në kompleksin aktual të godinave të Teatrit Kombëtar, të cilat duhet të mirëmbahen dhe restaurohe­n. Vetëm në këtë mënyrë kjo trashëgimi do të ruhej dhe do t'u transmetoh­ej brezave të ardhshëm.

Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetues­e nuk ushtron funksionet sublime të saj, të kontrollit kushtetues të normave që nxirren nga qeveria dhe Kuvendi apo të interpreti­mit të Kushtetutë­s, roli i Presidenti­t të Republikës për të vlerësuar nismat ligjvënëse merr një përgjegjës­i tjetër, pasi mbetet institucio­ni i fundit ku veprimtari­a legjislati­ve mund të kontrolloh­et mbi pajtueshmë­rinë e ligjit me Kushtetutë­n, ndaj edhe sipas argumentev­e, ai ka vendosur që ky ligj duhet të rikthehet edhe një herë në Kuvend, me qëllim që kjo çështje të marrë kohën dhe vëmendjen e duhur për t'u vlerësuar përsëri nga Kuvendi.

"Ky ligj shkel parimet e ' barazisë përpara ligjit' dhe ' lirisë së veprimtari­së ekonomike të shtetasve', parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta”.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania