Gazeta Shqiptare

“Teatri”, Basha: Grusht shteti nëse dekretohej

Paralajmër­imi i kreut të PD- së për presidenti­n: Do jemi në gjendje "lufte civile" "Ligji i Magjistrat­urës, të zbatohen 7 pikat e opozitës"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha deklaroi dje pak para se sa Presidenti i Republikës, Ilir Meta të mosdekreto­nte ligjin për teatrin, se një vendim "pro" ligjit të miratuar nga mazhoranca do të ishte "një grusht shteti". Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Basha u shpreh se interesi i qeverisë janë kullat. Ai tha se me shembjen e teatrit, vidhet prona publike dhe shkatërroh­et trashëgimi­a kulturore. Basha tha se artistët janë manipuluar duke u bindur për firmosjen e peticionit. "Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike. S'quhet më Tirana, por Tirama, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kuraja gazetaresk­e do dalë mbi Edi Ramën. Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbise­dimin. S'ka projekt për teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që s'e kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz", tha Basha. "Do ndjekim gjithë hapat ligjorë. Shkelja e të gjithë mekanizmav­e ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrj­e në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamenti­t në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet, ne jemi de fakto në gjendje lufte civile. Nëse i vënë minat bashkëjete­sës, s'do bëhemi kronikanë. Nëse ata i vënë minat teatrit, ne do t'ua vëmë kullave, me ligj", u shpreh Lulzim Basha. Ai tha se Partia Demokratik­e është duke përgatitur një padi për arkitektin belg, Bjarke Ingels për projektin e Teatrit Kombëtar. "Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka edhe në prokurorin­ë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz", theksoi Basha. I pyetur nga gazetarët për ligjin e magjistrat­ëve, kreu i PD- së u shpreh se opozita nuk ka për ta votuar një ligj të tillë, ku bordi është i përbërë nga anëtarë të PS- së. "Bordi i shkollës së Magjistrat­urës është si bordi i shkollës ' Qemal Stafa'. Aty është gjithë nomenklatu­ra e PS- së dhe e Partisë së Punës, cila është ajo opozitë që thotë po?", u shpreh Basha. Ai u shpreh i vendosur lidhur me qën-

drimin që do të mbajë PD për ligjin e Magjistrat­urës, i cili kërkon 84 vota pro, duke theksuar se opozita ka paraqitur 7 pikat e saj që duhet të zbatohen. Basha tha se, PD u qëndron këtyre 7 pikave, në të kundërt sipas tij, nuk ka konsensus. Kreu i PD- së refuzoi kërkesën e mazhorancë­s për votimin e ligjit për Shkollën e Magjistrat­urës. Sipas tij, kjo kërkesë është një propozim qesharak, me të cilin kërkohet që ne të shkruajmë me duart tona shkeljen e Kushtetutë­s prej tyre. Për Bashën,

zgjidhja më e mirë është kthimi te organet kushtetues­e të drejtësisë, sipas tij të kapur prej Ramës për të shpëtuar të afërmit dhe veten e tyre nga burgu. "Ata na ftojnë ne që atë që bëjnë me duart e tyre, shkeljen e Kushtetutë­s, ta bëjnë me duart tona. Ata kanë një propozim me shtatë pika për kapërcimin e krizës së reformës në drejtësi. Por nuk e pranojnë, sepse duan të shpëtojnë të afërmit dhe veten e tyre nga burgu me kapjen e drejtësisë. Në vend t'u përgjigjes­hin ftesës sonë, vijnë me një propozim qe- "Në mënyrë absolute nuk jam takuar dhe nuk kam ndërmend të takohem me Edi Ramën. Por, do të bëj gjithçka, së bashku me PD dhe me aleatët tanë që t'i japim vendit një orë e më parë një qeveri me një kryeminist­ër të palidhur me krimin, si hap i parë dhe i domosdoshë­m për zbatimin e reformës në drejtësi, sipas Kushtetutë­s së 22 korrikut", tha dje Lulzim Basha.

sharak, sipas të cilit, mënyrën për të shkelur Kushtetutë­n, të mos e shkruajnë ata, por ne. Propozimi ynë është kthimi te institucio­net e drejtësisë", u shpreh Basha. "Ata kanë 7 pika që trajtojnë këto kriza. Nëse PS ka me të vërtetë vullnetin që t'i japë fund kapjes në drejtësisë, i ka propozimet tona. Ne jemi pro që t'u jepet jetë 7 propozimev­e tona. Ne kërkojmë që të mos kemi prokurori të përkohshëm. Tani s'ka mirëkuptim. Ata s'kanë ndërmend që të zbatojnë reformën në drejtësi", tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania