Gazeta Shqiptare

Veliaj: Do presim edhe 40 ditë që parlamenti ta rivotojë në shtator

Kreu i Bashkisë së Tiranës shpreh zhgënjim për vendimin e presidenti­t

-

Kryetari

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu dje zhgënjimin e tij për vendimin e Presidenti­t të Republikës për kthimin e ligjit për teatrin. "Kthimi nga presidenti i ligjit që do t'i jepte Tiranës sonë një teatër të ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëv­e më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim! Jo sepse presidentë­t, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtu­ar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një shesh të ri, një bulevard të ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi par- titë e mbi familjet politike në vend", deklaron Veliaj. Ai shton më tej se, "teatri i sotëm në kryeqytet, me kryetarë bashkish nga Kamza e Shkodra, që kanë probleme serioze me funksionim­in qyteteve të tyre, mund të na ishte kursyer. U ngjan protestues­ve të importuar nga ish- presidenti për Këndin e Lodrave. Të gjithë e dimë si përfundoi ajo betejë: Presidenti u diskreditu­a në histori si një noter partiak. Kurse, ultimatumi prej kalamani të SHQUP- it nga ish- gjumashi i Bashkisë së Tiranës nuk do kalonte dot as një audicion për teatër kukullash". Ai e konsideron si një skenar të qepur keq në parapritje të refuzimit të ligjit, që fyen inteligjen­cën e kujtdo që i thotë vetes qytetar. Ky vendim sipas, Valiajt solli një dobi, sepse ndau qartazi palët në Tiranë. "Teksa pritëm 40 vjet për një teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që parlamenti ta rivotojë në shtator e t'i hapë rrugë projektit modern - në tokën e vet e me teknologji­në më të fundit", tha më tej, Veliaj. "Sidoqoftë, ne nuk do t'i humbasim këto dyzetë ditë, por do bashkëpuno­jmë me komuniteti­n teatror që të jemi gati sapo të kalojë ligji", përfundon Veliaj.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania