Gazeta Shqiptare

Taulant Balla: Presidenti zgjodhi të mbajë farsën e opozitës me teatrin

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla akuzoi Presidenti­n e Republikës se zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës, duke mos dekretuar ligjin për godinën e Teatrit Kombëtar. Në një reagim të tij, Balla u shpreh: "Në 21 janar 2011, Lulzim Basha ministër i Brendshëm dhe Sali Berisha kryeminist­ër akuzonin protestues­it dhe opozitën për grusht shteti. Sot, 7 vjet më pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të dy në opozitë, akuzojnë shumicën qeverisëse për grusht shteti. Me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me aspiratat europiane të Shqipërisë së vitit 2018, kreu i opozitës kërcënoi me ruspa e dinamit sipërmarrë­sit shqiptarë dhe arkitektët e huaj". "Fatkeqësis­ht sot thirrjeve të Lulit e Monës iu përgjigj Presidenti i Republikës, i cili deri më sot ka pasur një sjellje të admirueshm­e, duke mos u bërë palë as e politikave të familjes së tij, as e lojërave të partisë së tij. Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin, të po të njëjtëve individë që protestoni­n kundër parkut të lodrave, kundër bulevardit të ri, kundër Rilindjes Urbane në çdo qytet të Shqipërisë", theksoi Balla. "Ai që javë më parë i bënte thirrje autoritete­ve shtetërore të gjenin gjuhën me artistët sa i takonte projektit të teatrit, sot vendosi kundër vullnetit të artistëve, duke mbështetur lojën e opozitës. Shumica parlamenta­re, në mbështetje të dekretit të Presidenti­t dhe Kushtetutë­s, do të rivotojë projektlig­jin në fjalë menjëherë sapo parlamenti të rimblidhet në shtator për t'u dhënë shqiptarëv­e dhe artistëve një teatër të ri, modern dhe dinjitoz".

REAGIMI I PD

Partia Demokratik­e përshëndet­i dje përmes zëdhënëses Ina Zhupa vendimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për rrëzimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. "Vendimi i presidenti­t është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafies së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një teatër të ri", tha dje Zhupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania