Gazeta Shqiptare

"Zgjerojmë ujërat territoria­le", Bushati: Nuk e di çfarë ka dashur të thotë Kotzias

Ministri i Jashtëm u përgjigjet deklaratav­e të homologut grek

-

Procesi

i bisedimeve të Shqipërisë me Greqinë udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are, nga Konventa mbi të Drejtën e Detit, nga parimet e së drejtës kushtetues­e dhe legjislaci­onet respektive. Këtë përgjigje ka dhënë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një intervistë për "Zërin e Amerikës", në lidhje me deklaratën e homologut të tij grek, se "shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoria­le". "Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i Jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga

DEKLARATA

"Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i Jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e së drejtës kushtetues­e dhe legjislaci­onet respektive", u përgjigj kreu i diplomacis­ë shqiptare.

parimet e të drejtës ndërkombët­are nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e së drejtës kushtetues­e dhe

legjislaci­onet respektive", u përgjigj kreu i diplomacis­ë shqiptare. Ministri Bushati ka theksuar se negociatat me Greqinë vijojnë dhe tashmë të dyja vendet janë në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitet­it politik. Ai tha se janë hedhur disa hapa të rëndësishë­m përpara edhe për ato çështje, të cilat deri para pak vitesh konsideroh­eshin tabu, si kufizimi i zonave detare, ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë përkundrej­t Shqipërisë, etj. Këto deklarata ministri Bushati i bëri nga Uashington­i, ku mori pjesë për 3 ditë me radhë, prej datës 24 deri në 26 korrik, në Ministeria­lin mbi Lirinë Fetare, i pari i këtij lloji, i cili organizohe­t nga sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania