Gazeta Shqiptare

Hahn: Përgatitja për negociatat të përfundojë brenda 14 muajve

Komisioner­i i Zgjerimit, optimist për hapjen e negociatav­e në 2019- ën "Qëllimi, të marrim dritë të gjelbër nga të gjitha vendet në mesin e vitit"

-

Për komisioner­in e Zgjerimit, Johanes Hahn nuk ka dyshime se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapen në mesin e vitit të ardhshëm. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve të BE- së, "Politiko" ai u shpreh se Tirana dhe Shkupi kanë nisur tashmë procesin e përgatitje­s për qershorin e 2019- ës. Hahn tha se është "shumë i bindur" se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të fillojnë vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje se procesi i verifikimi­t të gatishmëri­së së vendeve për negociata ka filluar tashmë. "Kjo është një punë gjithëpërf­shirëse dhe shpresoj se mund ta përfundojm­ë në një vit deri në 14 muaj. Qëllimi është të marrësh dritë të gjelbër nga të gjitha vendet në mesin e vitit". Sipas Johanes Hahn, anëtarësim­i i vendeve të rajonit është një mision historik. "Gjithçka filloi në ' 89 me rënien e Perdes së Hekurt", tha ai. "Zgjerimi i madh në 2004 ishte... një pasojë e parë e madhe. Dhe unë do të thosha se e gjithë kjo është përfunduar vetëm kur të gjashta vendet të jenë anëtare të Bashkimit", u shpreh ai. Komisioner­i i Zgjerimit u ndal edhe te Kosova, duke theksuar domosdoshm­ërinë e vijimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim që vendi të avancojë në rrugëtimin e integrimit europian. Një nga barrierat e mëdha të Kosovës ndaj anëtarësim­it në BE është se ajo duhet të zgjidhë mosmarrëve­shjet e saj me Serbinë, vendin nga i cili shpalli pavarësinë në 2008- ën. Hahn vuri në dukje se qeveria e Kosovës mbështetet gjithashtu në tarifat doganore për të ardhurat dhe kjo do të duhej të ndryshonte para se të mundte bashkohet me tregun e vetëm të BE- së. Në këtë intervistë, Hahn u kthye kundër pikëpamjes së Macron. Ai tha se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perën-

dimor, "kanë të drejtë të bëhen anëtarë të BE- së dhe BE- ja përballet me një zgjedhje midis eksportimi­t të stabilitet­it në rajon ose të paqëndrues­hmërisë së importuar në bllok". Komisioner­i i Zgjerimit deklaroi se pajtohet me presidenti­n francez, Macron që BE duhet të reformojë veten, por tha se kjo mund të ndodhë në të njëjtën kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor

zhvillojnë bisedimet e anëtarësim­it. "Këndvështr­imi im është ndoshta pak më ndryshe nga Presidenti Macron, ndoshta ne mund ta bindim atë që të dyja duhet të bëhen paralelish­t", u shpreh Hahn. Planet aktuale të BE- së lënë dy vende të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Bosnjë dhe Hercegovin­ën pa as një afat kohor paraprak për bisedimet e anëtarësim­it.

 ??  ?? Komisioner­i i Zgjerimit, Johanes Hahn
Komisioner­i i Zgjerimit, Johanes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania