Gazeta Shqiptare

Reforma në drejtësi, Sattler: Aty ku punohet, bëhen edhe gabime

Ambasadori austriak flet për seancën e fundit të Kuvendit

-

Opozita

nuk duhet të jetë patjetër dakord apo në një linjë me ndërkombët­arët kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, duke folur nga Korça tha dje se vetingu ka disa vonesa të vogla, por është në rrugë të mbarë. "Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord dhe në një linjë me ne. Roli i opozitës është në fakt që të jetë një opozitë e besueshme, të ofrojë alternativ­a dhe të sjellë opsione të tjera. Unë mendoj se ka, thjesht vonesa të vogla që do kalojnë", u shpreh ambasadori austriak. Megjithatë, diplomati austriak pranon që procesi ka edhe gabime. "Aty ku hahet bëhen thërrime, kjo do të thotë se aty ku punohet bëhen dhe gabime. E rëndësishm­e është që drejtimi të jetë ai i duhuri dhe që shumë shpejt të kemi një sistem drejtësie shumë më të mirë se ai i 25 viteve të fundit", u shpreh Sattler. Ambasadori austriak shpreh keqardhjen që palët politike nuk arritën dot kompromisi­n për të kaluar në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistrat­urës, por nuk i humb shpresat. "Më vjen keq që në seancën e fundit parlamenta­re nuk u arrit në një kompromis. Por jam i bindur që do të ketë një mënyrë për të arritur një kompromis dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët", tha ai. "Besoj se kur flitet për reformën në drejtësi duhet të hedhim një shikim që kur filluam para 4 vitesh. Ndërkohë është shndërruar 1/ 3 e Kushtetutë­s, u hartuan 40 ligje të reja. Ndërkohë që ndodhemi në procesin e vetingut, me pak vonesa të vogla, por unë jam i mendimit që shumë shpejt do arrijmë në rrugën e duhur", u shpreh ambasadori i Austrisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania