Gazeta Shqiptare

Konflikti mes dy familjeve, nga prishja e pazareve për trafik klandestin­ësh, në vrasje

Si i shpëtoi atentatit me snajper në 2016- ën Gazmir Daci

-

Një

konflikt i nisur para vitit 2015 mes dy familjeve Kolaveri dhe Daci mësohet të ketë si motiv prishjen e pazareve për trafik klandestin­ësh. Konkretish­t mësohet se konflikti mes djemve të dy familjeve kishte filluar në Francë. Në 4 nëntor 2015, pasi palët ishin kthyer në Shqipëri, në një lokal në Bathore Gazmir Daci vret Valmir Kolaverin dhe plagos vëllain e tij, Robertin. Një muaj më pas policia arriti të arrestojë Gazmirin, i cili u dënua më pas me 35 vite heqje lirie. Por këtu dyshohet se nisin edhe sulmet e familjes Kolaveri ndaj asaj të Dacit. Më datë 30.07.2016, rreth orës 16: 30, në ambientet e ajrimit, brenda I. E. V. P, Vaqarr, Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në Kosovë për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor dhe i ndaluar me masë sigurimi "Arrest në burg", për veprën penale "Dhunë në familje". Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderue­shme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri. Gjatë veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Lili Dulaj nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, por Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje e ngelur në tentativë" dhe

VRASJA

Në 4 nëntor 2015, pasi palët ishin kthyer në Shqipëri në një lokal në Bathore Gazmir Daci vret Valmir Kolaverin dhe plagos vëllain e tij Robertin. Një muaj më pas, policia arriti të arrestojë Gazmirin, i cili u dënua më pas me 35 vite heqje lirie. Por këtu dyshohet se nisin edhe sulmet e familjes Kolaveri ndaj asaj të Dacit.

"Armëmbajtj­e pa leje", pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar. Mësohet se nga verifikime­t e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip "Mercedes Benz", ku nga verifikime­t rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij. Për këtë ngjarje u arrestua Ergys Kolaveri, i cili u dënua Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg. Gjithashtu, një shpërthim me tritol ndodhi edhe në vitin 2017 në lokalin e babait të Gazmirit, Xhelal Daci në Rrugën "Demokracia" në Kamëz, ku pati vetëm dëme materiale. Sipas ekspertëve, dyshohet se sasia e eksplozivi­t ka qenë më tepër se 200 gramë. Policia shoqëroi katër persona nga familja Kolaveri si të dyshuar, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

 ??  ?? Pamje nga banesa ku ndodhi shpërthimi
Pamje nga banesa ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??
 ??  ?? Gazmir Daci
Gazmir Daci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania