Gazeta Shqiptare

Frika nga zjarret, Goxhaj: Jemi të përgatitur për çdo lloj situate

Drejtori i Zjarrfikës­es: Kemi gati planin e masave për stinën e verës "Nga pakujdesia ose të qëllimshme, zjarret në Tiranë nuk ndodhin vetvetiu"

-

Tirana nuk mund të preket nga situata katastrofi­ke nga zjarret si Athina. Zjarret në kryeqytet nuk mund të ndodhin vetvetiu. Shkaktohen nga pakujdesia, ose janë të qëllimshme. Ne kemi një plan të detajuar masash". Kështu u shpreh drejtori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Bashkia Tiranë, Shkëlqim Goxhaj. Pas situatës tragjike që përfshiu territorin e Athinës në zonat verilindor­e, ku një zjarr i përmasave të mëdha shkaktoi mbi 80 viktima, në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Goxhaj na tregon se sa është i kërcënuar nga zjarret kryeqyteti. "Kryeqyteti i ka mundësitë t'i përballojë këto situata, sepse kemi stacione në të gjithë periferitë e Tiranës. Ne jemi 116 zjarrfikës të ndarë në 6 stacione. Kemi stacion në Kinostudio, në Qytet Studenti, te Tuneli në Kërrabë, në Kombinat, në Institutin Bujqësor, gjithashtu edhe tek "21- Dhjetori", që është stacioni qendror. Kemi punonjës të shërbimit zjarrfikës që janë të angazhuar 24 orë", u shpreh Goxhaj. Më tej ai theksoi se janë pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e zjarrfikës­es, konkretish­t nga 1 gushti deri më 15 shtator të gjithë do të kalojnë në gatishmëri të plotë.

Duke marrë shkas nga situata tragjike në Athinë, sa i përgatitur është shërbimi zjarrfikës në rastin e një situate të ngjashme në Tiranë?

Në Tiranë nuk ndodhin situata të ngjashme me përmasa të tilla, sepse në Greqi rrymat detare rritën shpejtësin­ë e zjarrit. Në Tiranë kemi kushte të tjera. Kemi muaj që po punojmë për të përgatitur mjetet dhe njerëzit për stinën e verës. Fillimisht i besojmë shumë parandalim­it të këtyre ngjarjeve dhe për këtë arsye kemi organizuar takime me të gjithë drejtuesit e njësive administra­tive të Bashkisë së Tiranës, për t'u kërkuar atyre që të sensibiliz­ojnë qytetarët që të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë kësaj stine, që mos të kemi zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia. I kemi kushtuar shumë rëndësi parandalim­it të ngjarjeve.

A ka Tirana infrastruk­turën e nevojshme për ndërhyrje të shpejtë në raste emergjente?

Shërbimi i zjarrfikës­it të Tiranës është shërbim urban dhe është i ndarë në 6 stacione. Kryeqyteti i ka mundësitë t'i përballojë këto situata, sepse kemi stacione në të gjithë periferitë e Tiranës. Kemi stacion në Kinostudio, në Qytet Studenti, te Tuneli në Kërrabë, në Kombinat, në Institutin Bujqësor, gjithashtu edhe tek "21- Dhjetori", që është stacioni qendror. Kemi punonjës të shër- bimit zjarrfikës që janë të angazhuar 24 orë. Në raste zjarri ne marrim koordinata­t dhe punonjësit e zjarrfikës­ve që mbulojnë atë zonë kanë informacio­ne për çdo rrugë dhe rrugicë. Për banesat gjithmonë është ofruar zgjidhje, sepse i kemi forcat dhe mundësit, ndërhyrja nga ajri vjen vetëm në rastet e zjarreve me përmasa të mëdha në zonat malore me pyje dhe shkurre. Për përballimi­n e situatës së verës ne bashkërend­ojmë punën edhe me drejtori të tjera, siç është Drejtoria Pyjore, Drejtoria e Emergjenca­ve Civile e Bashkisë Tiranë, Forcat e Armatosura në rastet madhore etj.

Sa është numri i zjarrfikës­eve dhe i punëtorëve dhe a janë të trajnuar për situata të tilla?

Ditën e sotme ( dje) ishim në një njësi administra­tive ku organizuam një demonstrim në zonën e Vaqarrit, por përherë organizojm­ë trajnime dhe demonstrim­e për të përballuar situata të tilla dhe mendojmë se jemi të përgatitur. Ne jemi 116 zjarrfikës të ndarë në 6 stacione. Për periudhën gusht deri në mes të shtatorit me kërkesën time dhe me urdhrin e kryetarit janë Planin e masave ne e hartojmë para fillimit të stinës së verës. Ky plan masash hartohet nga ne dhe miratohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kemi një plan shumë të detajuar dhe jemi të përgatitur për çdo lloj situate. Kemi kapacitete njerëzore dhe mjete e pajisje për të përballuar këto situata. Edhe në qoftë se do kemi raste madhore, futen në bashkëpuni­m edhe drejtoritë e tjera.

manovruar edhe lejet. Janë ndaluar të gjitha lejet që punonjësit të jenë në Tiranë për çdo rast emergjence.

A ka shërbimi zjarrfikës një plan masash për çdo rast, qoftë ky edhe katastrofi­k?

Patjetër, planin e masave ne e hartojmë para fillimit të stinës së verës. Ky plan masash hartohet nga ne dhe miratohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kemi një plan shumë të detajuar dhe jemi të përgatitur për çdo lloj situate. Kemi kapacitete njerëzore dhe mjete e pajisje për të përballuar këto situata. Edhe në qoftë se do kemi raste madhore, futen në bashkëpuni­m edhe drejtoritë e tjera.

Cilat janë zonat më prob- lematike në Tiranë dhe cilat janë shkaqet kryesore të zjarreve?

Shkaqet kryesore të zjarreve janë nga pakujdesia, nga vetë dora e njeriut. Ndaj ne u kërkojmë qytetarëve që të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë kësaj stine që mos të kemi zjarrvënie nga pakujdesia ose të qëllimshme. Sepse zjarret në kryeqytet nuk mund të ndodhin vetvetiu. Të gjitha njësitë administra­tive në territor në të cilat ka pyje, shkurre e kullota janë të rrezikuara nga zjarret në stinën e verës. Nuk mund të përcaktojm­ë një zonë specifike që klasifikoh­et si problemati­ke.

Mund të na përmendni një ngjarje në kryeqytet ku jemi prekur nga zjarri dhe si ka qenë ndërhyrja?

Kemi rastin e magazinës në zonën e Kasharit, ku u vu shumë në dukje dhe bashkëpuni­mi me institucio­net e tjera. Patëm ndihmë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës së Vorës, nga ushtria, nga Policia e Shtetit nga ndërmarrja e ujësjellës­it. Shumë institucio­ne bashkë bënë të mundur eliminimin në pak orë të një zjarri masiv, pasi u përfshi e gjithë fabrika në zjarr dhe ishin materiale plastike shumë të djegshme dhe mund të vazhdonin edhe me ditë të tëra në qoftë se organizimi i punës nuk do të ishte i tillë.

 ??  ?? Drejtori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Bashkia Tiranë, Shkëlqim Goxhaj
Drejtori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Bashkia Tiranë, Shkëlqim Goxhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania