Gazeta Shqiptare

Rreshka, akuza për ILDKP: Raport i njëanshëm, i kam hetuar kur drejtoja Krimet e Rënda

Vetingu, në "sitë" drejtuesi i Prokuroris­ë së Tiranës

-

Drejtuesi

i Prokuroris­ë së Tiranës, Dritan Rreshka, u njoh ditën e djeshme me rezultatet e hetimit të kryer ndaj tij nga institucio­ni i vetingut. Në raportin e trupës gjykuese thuhej se ILDKPKI raportonte se subjekti ka probleme sa i përket justifikim­it të pasurisë. Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka e konsideroi të njëanshëm raportin e ILDKPI. Në 2015, kur drejtonte Prokurorin­ë për Krime të Rënda, ai deklaroi se ka hetuar zyrtarë të këtij institucio­ni për veprat penale të korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Përgjatë 40

SEANCA

Përgjatë 40 minutave, prokurori i karrierës renditi të gjitha provat si vërtetime bankare, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Zyrës së Tatim- Taksave, përmes të cilave tentoi të bindte komisionin se pasuritë që disponon janë të ligjshme.

minutave, prokurori i karrierës renditi të gjitha provat si vërtetime bankare, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Zyrës së TatimTaksa­ve, përmes të cilave tentoi të bindte komisionin se pasuritë që disponon janë të ligjshme. Ai tha se të ardhurat e tij rrjedhin nga puna në emigracion, an-

gazhimi për vite me radhë në një organizate amerikane, paga si prokuror, të ardhurat nga Shkolla e Magjistrat­urës dhe qiratë. Rreshka u shpreh se ka qenë korrekt në deklarime dhe se ka paguar çdo detyrim ndaj shtetit. Si ekspert i nivelit të lartë të reformës, Rreshka deklaroi se nuk është ndjerë aspak mirë që ILKDPKI nuk ka marrë në konsiderat­ë asnjë provat e paraqitura prej tij. Pasi dëgjoi pretendime­t e subjektit të rivlerësim­it, kryesuesja e seancës, Etleda Çiftja sqaroi publikisht se komisioni nuk ka aspak qëllim të hedhë baltë mbi figurën e askujt dhe se çdo provë e paraqitur prej prokurorit do të shqyrtohet nga trupa gjykuese. Në përfundim, Dritan Rreshka kërkoi konfirmimi­n në detyrë, me qëllim që të vijojë të japë kontributi­n e tij në sistemin e drejtësisë. Vendimi për të pritet të shpallet më 31 korrik.

 ??  ?? Drejtuesi i Prokuroris­ë së Tiranës, Dritan Rreshka
Drejtuesi i Prokuroris­ë së Tiranës, Dritan Rreshka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania