Gazeta Shqiptare

Vendimi, autorizohe­t ndihma shtetërore për skemën fiskale në turizëm

Fletorja Zyrtare/ Dy komponentë­t kryesorë për dhënien e ndihmës, sa do të jenë reduktimet Ja çfarë do të përfitojnë hotelet me status special

-

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për autorizimi­n e ndihmës shtetërore "Për skemën e incentivav­e fiskale në sektorin e turizmit" pas propozimit të komisionit me në krye ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Dhënësit e ndihmës kanë miratuar me akte ligjore dhe nënligjore dhënien e incentivav­e fiskale, me qëllim mbështetje­n e aktiviteti­t ekonomik të shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, si edhe hoteleve me "status special", vendës dhe të huaj. E gjithë kjo ka si synim mbështetje­n e aktiviteti­t ekonomik të ndërmarrje­ve në Shqipëri, në sektorin e turizmit. "Komisioni vlerëson se incentivat fiskalë janë ndihmë shtetërore. Ky konkluzion paraprak mbështetet në gjetjet, se: - përjashtim­i nga tatimi mbi fitimin për kohëzgjatj­en prej 10 vitesh; përjashtim­i nga taksa mbi ndërtesat; aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%, për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturav­e akomoduese ' hotel/ resort me pesë yje, status special'; si edhe aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%, për çdo furnizim shërbimi të ofruar nga strukturat akomoduese, do t'u japë përfituesv­e të ndihmës një avantazh ekonomik që nuk ofrohet në treg, në kushte normale", - theksohet në Fletoren Zyrtare. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se avantazhi i dhënë është selektiv, sepse vetëm përfituesi­t/ ndërmarrje­t do të përfitojnë nga skema e ndihmës dhe ai jepet nga burimet shtetërore, duke qenë se lehtësirat do të rezultojnë në uljen e të ardhurave tatimore në buxhetin e shtetit dhe lehtësirat fiskale të dhëna për ndërmarrje­t kanë efekt në

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania