Gazeta Shqiptare

Miratohet krijimi i fondit të inovacioni­t

-

Komisioni

i Ndihmës Shtetërore vendosi dje që au torizojë zbatimin e skemës së ndihmës shtetërore "Për krijimin e fondit të inovacioni­t". Kjo, pasi ndihma synon nxitjen e projekteve të inovacioni­t të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme, por nga fondi i inovacioni­t nuk do të përfitojnë ndërmarrje­t me pasqyrë financiare me humbje. "AIDA të mbështesë projektet e inovacioni­t për mbulimin e kostove të pranueshme: kostot për zotërimin, vërtetimin dhe mbrojtjen e patentave dhe të aseteve të tjera të paprekshme; kostot për vënien në dispozicio­n të personelit me kualifikim të lartë nga një organizatë kërkimi ose nga një ndërmarrje e madhe, e cila kryen aktivitete kërkimi, zhvillimi dhe inovacioni, në një funksion të krijuar rishtazi brenda ndërmarrje­s përfituese, pa zëvendësua­r pjesëtarët e tjerë të stafit, si dhe kostot për këshillime­t e inovacioni­t dhe shërbimet mbështetës­e", - theksohet në Fletoren Zyrtare.

konkurrenc­ë. Skema synon të inkurajojë investimet në infrastruk­turën e turizmit në Republikën e Shqipërisë, si

edhe krijimin e vendeve të reja të punës. Dhënësi i ndihmës është Ministria e Financës dhe Ekonomisë, ndër-

sa zbatues i skemës së ndihmës shtetërore është ministria përgjegjës­e për turizmin.

PËRFITUESI­T

Plani për dhënien e ndihmës shtetërore në formën e incentivav­e fiskalë përbëhet nga dy komponentë. Komponenti i parë është skema e ndihmës shtetërore për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, në formën e reduktimit të shkallës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%. Ndërkohë, komponenti i dytë është skema e ndihmës shtetërore për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturav­e akomoduese "hotel/ resort

me pesë yje, status special", në formën e reduktimit të shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%, përjashtim­it nga tatimi mbi fitimin ( për një kohëzgjatj­e prej 10 vitesh), si dhe përjashtim­i nga taksa e ndërtesës. Përfituesi­t nga zbatimi i skemës së ndihmës shtetërore janë ndërmarrje­t që ofrojnë shërbimin e akomodimit në strukturat akomoduese, si dhe operatorët menaxhues në strukturat akomoduese "me 4 ose 5 yje, status special", të cilat marrin përsipër operimin dhe menaxhimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania