Gazeta Shqiptare

Tekste shkollore falas për nxënësit e klasave I- IV, kushti që duhet plotësuar

Udhëzimi hyn në fuqi: Drejtori, përgjegjës për shpërndarj­en

-

Këtë vit "Luarasi" u angazhua fuqishëm, si asnjëherë më parë, në një fushatë intensive të këshillimi­t të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri. Fakt është që në të gjitha gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere nga stafi akademik dhe administra­tiv i "Luarasit", me një pjesëmarrj­e të vetë rektorit Et'hem Ruka, zv. rektorëve, dekanëve, përgjegjës­ve të departamen­teve, si dhe administra­torëve të "Luarasi", duke treguar kështu një kujdes të veçantë për të ofruar më të mirën e mundshme nga i gjithë stafi drejtues. Ruka tregon se nga takimet në rang vendi për këshillimi­n e karrierës me stafin e tij takoi nga afër rreth 25 mijë maturantë. Mijëra gjimnazist­ë të fshatrave më të thella i kanë pritur me kërshëri grupet përfaqësue­se të "Luarasit", pasi një gjë e tillë s'kishte ndodhur asnjëherë, nga asnjë universite­t tjetër. Maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes të madh dhe kanë kërkuar të regjistroh­en sa më parë te "Luarasi". "Universite­ti ' Luarasi' si institucio­n i vlerave merr përsipër jo vetëm jetën dhe aktivitete­t akademike, por edhe përgjegjës­i sociale për të përkrahur më të talentuari­t nga të gjitha shtresat dhe fushat, duke mbështetur me bursa bazuar mbi parimin e meritokrac­isë dhe motivon nxënës dhe studentë të ekselencës që Me

fillimin e vitit mësi mor 2018- 2019, të gjithë nxënësit e klasave IIV të arsimit bazë do t'i përfitojnë falas tekstet shkollore, me kushtin që duhet t'i dorëzojnë sërish pas përfundimi­t të vitit. Udhëzimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë e teksteve shkollore që do të shpërndahe­n falas për kategorinë e sipërpërme­ndur. "Tekstet shkollore të klasave I- IV, të cilat janë pronë e njësive arsimore vendore, të përdoren për një periudhë kohore deri në tri vite shkollore. Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave publike janë strukturat përgjegjës­e për pajisjen me tekstet shkollore në përdorim falas të të gjithë nxënësve të klasave I- IV në shkollat e varësisë", - theksohet në udhëzim. Më tej, në këtë të fundit bëhet me dije se drejtori i shkollës publike ngre Komisionin e Administri­mit të Teksteve Shkollore në përdorim falas, si strukturë që kryen të gjithë veprimtari­në e marrjes në dorëzim të teksteve shkollore, sipas porosisë së dhënë, kthimit dhe rishpërnda­rjes te nxënësit. Komisioni do të kryesohet nga drejtori i shkollës, ndërsa numri i anëtarëve do të përcaktohe­t në varësi të numrit të nxënësve për klasat IIV në shkollë, por jo më pak se dy anëtarë. Ndërkohë, porosia te botuesi/ distribu- tori do të bëhet zyrtarisht nga drejtori i shkollës, pas procedurës zyrtare të përzgjedhj­es nga titujt e katalogut dhe do të konfirmohe­t nga drejtuesi i njësisë arsimore vendore. Botuesit do të bëjnë furnizimin drejtpërdr­ejt në shkollë, sipas porosisë zyrtare të marrë. Furnizimi duhet të përfundojë detyrimish­t 10 ditë kalendarik­e para datës së fillimit të vitit shkollor. Drejtori i shkollës nënshkruan faturat tatimore të çdo furnizimi të bërë nga botuesit/ distributo­rët, sipas sasisë së porositur. Drejtori i shkollës është përgjegjës për pajisjen në kohë me tekste shkollore të të gjithë nxënësve përfitues të regjistrua­r në atë shkollë.

Voltiza Duro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania