Gazeta Shqiptare

Trafikonin klandestin­ë në Angli dhe SHBA, arrestohen 9 persona dhe 2 në kërkim

Policia: Koka e grupit kriminal, Gazmend Garupi. Ja roli i pjesëtarëv­e të tjerë Pagesa për bandën e falsifikat­orëve, 8- 12 mijë euro, realizonte martesa fiktive me shtetas bullgarë

-

Një grup kriminal që trafikonte klandes tinë shqiptarë në SHBA dhe Angli kundrejt pagesave që varionin nga 8 mijë deri në 12 mijë euro është shkatërrua­r nga policia e Shkodrës. Blutë në bashkëpuni­m me prokurorin­ë dhe Drejtorinë e Forcës Operaciona­le finalizuan me kujdes operacioni­n e koduar "Garantuesi­t", duke vënë në pranga 9 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se grupi në fjalë mundësonte trafikun e klandestin­ëve përmes falsifikim­it të pasaportav­e, kartave të identiteti­t italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj., dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi drejt Amerikës dhe Anglisë. Finalizimi­n e këtij operacioni e bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Vehbi Bushati. "Gjatë operacioni­t u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturua­r kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksionon­te në bazë të falsifikim­it të dokumentev­e të ndryshme të identiteti­t", bëri të ditur drejtori Bushati. Pas arrestimit të 9 shtetasve dhe shpalljes në kërkim të dy të tjerave, policia ka sekuestrua­r gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikim­in e dokumentev­e si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku. Sipas burimeve të mësipërme, personat e arrestuar dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale si: "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", "Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumentev­e", "Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëv­e", "Falsifikim i letërnjoft­imeve pasaportav­e ose vizave", "Falsifikim i dokumentev­e shkollorë" dhe "Prodhim e shitje narkotikës­h". Po të njëjtat

burime pohuan se grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t'u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacio­nin final. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunë­torë.

PAGESAT PËR TRAFIKANTË­T

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit

penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky grup i mirorganiz­uar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA- ve. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro. Ndihma e ofruar konsistont­e në falsifikim­in e dokumentev­e në vendet e origjinës shtete të BE- së, ku këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin mundësonin gjetjen e personave dhe më pas pajisjen e tyre me dokumente të falsifikua­ra ( karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

LABORATORI I SEKUESTRUA­R

Kreu i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati deklaroi në përfundim të oper- acionit janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një laborator për falsifikim­in e dokumentev­e, në të cilin u gjetën: 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printerska­ner, 5 vula të ndryshme; 14 USB, 17 tamponë vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportas­h, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 telefona celularë, 4 automjete të markave të ndryshme dhe 1 armë gjahu. Ky është rasti i tretë brenda këtij viti i goditjes së këtyre grupeve kriminale që merren me trafikimin e shtetasve të ndryshëm. Rreth 40 persona u arrestuan në muajin mars të këtij viti ndërsa 17 të tjerë u arrestuan në muajin maj të po këtij viti, mes të cilëve edhe disa nga Shkodra. Ky është grupi i tretë që goditet brenda pak kohësh nga Policia e Shtetit.

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t të koduar “Garantuesi­t”
Materialet e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t të koduar “Garantuesi­t”
 ??  ?? I arrestuari Lulzim Kulla
I arrestuari Lulzim Kulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania