Gazeta Shqiptare

Nga Grezda te Gjergo e Dule, kolegët që spiunuan Maks Velon

Dokumentet/ Del dosja dhe deponimet e miqve të arkitektit në hetuesi

-

Dosja sekrete e përndjekje­s, hetimit dhe dënimit të Maks Velos ka ardhur në një libër me titullin “Maks Velo. Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli dhe nën logon e ‘ UET PRESS’. Libri pati promovimin të premten në orën 13: 00 në UET. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekje­s së një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohen me rrëfime të vetë Velos mbi ngjarjet e raportuara. “Dosja ‘ Velo’ pritet të hapë debatin e munguar mbi rolin që artet dhe kultura ka pasur gjatë regjimit komunist”, tha dje Bardhyli. Ajo njoftoi se në këto dosje ka emra artistësh të njohur të artit që kanë spiunuar e kanë qenë pjesë e aparatit të Sigurimit të Shtetit. “Unë mendoja se kisha shokë e artistë. Ata ishin përbindësh­a. Unë shkova të ngushëlloj­a Safon se i kishin arrestuar djalin, ajo ia tha të gjitha sigurimit. Të njëjtët artistë janë edhe sot”, tha Velo gjatë promovimit ku mori pjesë edhe Genta Mara Sula nga Autoriteti i Dosjeve. “GSH” po boton pjesë nga libri dosjen e Velos dhe me një parathënie e bisedë me Alda Bardhylin.

DOKUMENTI 6 “SEKRET”

Shënim operativ Sot më datë 04.03.1975 pata një bisedë me piktorin stazhier të Institutit të Arteve, Genc Hajdari. Biseda u zhvillua rreth piktorit Maks Velo, për të cilin Genci na ka denoncuar disa gjëra në vitin 1973. Duke folur për këtë çështje Genci tha: “Maksin e kam pasur pedagog këto kohë. Më kujtohet që në leksionet që na jepte Maksi në atë kohë, ai na citonte me zell e pasion të madh citate të filozofëve reaksionar­ë si: Dideron, Pikaso etj. Për të na dhënë citatet e këtyre filozofëve, Maksi ishte gati të humbiste gjithë kohën e leksionit. Për sa i përket krijimtari­së së tij si piktor, Maksi ka qenë një formalist i theksuar. Ai lexonte mirë frëngjisht e anglisht dhe meqenëse dinte këto gjuhë lexonte shumë literaturë të huaj, të cilën e merrte në Bibliotekë­n Shkencore të UT- së. Maksi në këtë kohë kishte shoqëri me piktorin Fatmir Mati etj. Këta të gjithë shkëmbenin me njëri- tjetrin materialet në gjuhë të huaj që lexonin dhe që i merrnin nga drejtori i Bibliotekë­s Shkencore të UT- së. Shoqëri shumë kohë përpara Maksi ka pasur dhe me skulptorin Hektor Dule. Në kohën që Hektori u kthye nga Çekosllova­kia, hynte e dilte në shtëpinë e Maks Velos, por pastaj u prishën me njëri- tjetrin por unë nuk shkova t’i merrja dhe nuk ia kam marrë. Maksit atë ditë i pashë që kishte bërë edhe piktura me ndikime nga këta autorë dhe unë ia lavdërova duke e inkurajuar atë”. Punëtori Operativ/ Piro Katro DOKUMENTI 14 SEKRET Tiranë, më 02.09.1975 Sot më datë 27.07.1975 u takova në studion e tij me skulptorin Hektor Dule. Pasi bisedova për krijimtari­në e tij në fushën e skulpturës ( pasi Hektori ka një krijimtari pozitive dhe partishmër­i e taban kombëtar) e pyeta atë për kolegun e tij Maks Velo, për të cilin e dija që Hektori e ka pasur shok para dy- tri vitesh, por janë zënë me të dhe tani nuk flasin. Për Maks Velon, Hektori më tha këto gjëra: “Maks Velo është tip borgjezi, njeri i lig. Unë me të kam punuar në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës dhe kam pasur njëfarë njohjeje, por jemi zënë dhe tani nuk flasim. Shkaku i zënies sonë ka qenë sepse ai ka tentuar të kapë njëherë motrën time me dorë, në kohën kur kjo ka ardhur të më kërkonte mua në Komitet. Në atë kohë, Maksi ka bërë pjesë në rrethin shoqëror të Fadil Paçramit, Ibrahim Uruçit, V. K. dhe I. K., dhe mbahej afër nga Fadil Paçrami. Në vitin 1962, kur kisha gati një vit që isha kthyer nga Çekia, i kam shkuar për herë të parë për vizitë Maksit në shtëpi, me ftesën e tij. Kur vajta në shtëpi vura re se aty kishte një luks të madh dhe binte erë ambient komplet borgjez. Për sa i përket krijim- tarisë artistike të Maksit, ai është njeri ‘ snob’ ( i paaftë), por që do të tregohet se është i zoti në pikturë dhe arkitektur­ë. Më kujtohet mirë se kur është bërë diskutimi i veprave me rastin e 30vjetorit të Çlirimit, Maks Velo ka bërë një diskutim shumë të poshtër... Në vitin 1971 ‘ 72 Maksi mori përsipër të bënte disa punime arkitekton­ike për hotel ‘ Vollgën’ ( Drinin). Vizatimet i kishte bërë vetë, ndërsa punimet në bronz apo argjend ia bëri punëtori i ndërmarrje­s artistike ‘ Migjeni’, Nasi Buraci. Në komisionin e vlerësimit të këtyre objekteve isha edhe unë dhe nuk i pranuam asnjë, sepse që të gjitha ishin

 ??  ?? Lista e dëshmitarë­ve
Lista e dëshmitarë­ve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania