Gazeta Shqiptare

1975/ Hektor Dule: Nuk flas me të, më ka ngacmuar motrën, është i ligë

-

dhe që nga ajo kohë e deri më sot nuk shkojnë me njëri- tjetrin. Shkakun e prishjes së tyre, unë nuk e di. Maksi ka qenë një njeri i dhënë pas femrave. Më kujtohet se njëherë Maksi i ka propozuar një shoqes sonë studente që kjo t’i shkonte në shtëpi dhe t’i vizitonte studion e tij. Këtë vajzë Maksi e simpatizon­te. Kam marrë vesh që Maksi ka një ose dy vite që është martuar me një femër që ka një baba të mirë, profesor, por që janë femra të degjenerua­ra si e ëma e saj ( e cila është franceze me origjinë) ashtu edhe vetë kjo. E shoqja e Maksit ka qenë e fejuar me një tjetër, por e ndau atë dhe mori Maks Velon”. Biseda me Gencin u zhvillua nga unë dhe shefi, shoku Ilo Noti.

Punëtori operativ/ Ropi Postoli/

DOKUMENTI 9 “SEKRET” / Tiranë, më 23.01.1975 IMPLIKIM NXJERRË NGA PROCESI I TË ARRESTUARI­T EDISON GJERGO, DATË 21.01.1975,

… Për pikturën ‘ Epika e yjeve të mëngjesit’ që më kritikoi me të drejtë Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarë­ve, më lavdëruan edhe shokët e mi. Maks Velo më tha se jam një njeri me talent dhe se në këtë pikturë unë kisha përdorur talent e mjeshtëri… Unë kisha lexuar disa revista dhe libra të huaj në bibliotekë­n e institutit, si dhe citate të artistëve dekadentë mbi ‘ lirinë e pakufishme’ të krijimtari­së dhe këto pikëpamje të tyre i kam komentuar duke biseduar me Maks Velon etj., Emrat e tyre tani nuk më kujtohen, duke i lavdëruar ata për mendimet, krijimet dhe pikturat e tyre. Unë u kam thënë se piktura nuk duhet të ketë asgjë të përbashkët me letërsinë. Piktura duhet të shpjegohet me fjalë dhe se piktura nuk duhet të ketë asgjë të tillë, se piktura dëmtohet kur merr elemente të tilla. Kjo do të thotë që piktura të jetë e pavarur. Me këto mendime të miat qenë dakord dhe ata. Madje, Maks Velo një ditë aty nga viti 1972 më mori në studion e tij dhe më citoi disa thënie të autorëve dekadentë të Perëndimit si: Pikaso, Shagall, Renuar etj., dhe unë i thashë i entuziazmu­ar të m’i kopjonte këto citate dhe të m’i jepte. Ai tha mirë,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania