Gazeta Shqiptare

Vjehrra e akuzoi për dhunë, bashkëshor­tja: U ndamë për qëndrime të huaja karshi gruas

Vjehrra Gertrudë Buhecke: Ime bijë më thotë që po qe se do t’i ndodhë gjë Maksit, dije se kam për të të zhdukur ty”.

-

punë pa vlerë, pa kuptim dhe ekstravaga­nte. Maksi është shoqëruar edhe me Mihal Hanxharin. Maks Velo dhe ndonjë simpatizan­t i tij, e maskonin krijimtari­në e tij gjoja se ajo bazohej në motive popullore. Kur ka qenë në institut si pedagog Maks Velo gjithashtu ka pasur shfaqje të theksuara të huaja në punën e tij me studentët. Për këtë gjë mund t’ju flasin më mirë ata që e njohin nga afër për këtë periudhë”.

Punëtori operativ/ Ropi Postoli/

Hektori më tha edhe faktin se e ka parë Maksin me gruan e tij dhe fëmijën nga shtëpitë e gjermanëve te kodrat.

Cili qe roli i familjes në dën imin e Maks Velos? Ai ishin çështjet morale apo rrymat artistike që përkrahte që e dënuan Maks Velon? Jeta e arkitektit e piktorit vjen e rrëfyer në një libër që përmban dosjen e plotë të Sigurimit të Shtetit për të: nga sherret me miqtë, te bisedat për artin e huaj, apo marrëdhëni­en me femrat dhe debatet me bashkëshor­ten Luçiana Naraçi e bija e Gertrude Buheckes - vjehrrës së Velos. Më poshtë deklaratat e dy grave, nënë e bijë për raportin e tyre me Maksin dhe akuzat se ai nuk kujdesej për të shoqen e të birin. DOKUMENTI 8 SEKRET Ekzemplar i vetëm Tiranë, më 04.07.1975 Shënim operativ Sot më datë 04.07.1975 pata një bisedë në prezencë të p. operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckes, që banon në rrugën “Bajram Curri” 36/ 4, p. 10. Kjo ishte vjehrra e Maks Velos që ndiqet nga ana jonë në P. Paraprak për agjitacion e propagandë. Gertruda u ankua për dhëndrin e saj Maksin, si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, madje edhe e rrahin. Gertruda është me kombësi austriake. Ajo, duke qarë, fliste me një urrejtje të madhe për Maksin dhe familjen e tij. Për Maksin, ajo thoshte se është njeri hipokrit, egoist. Ndërsa për familjen e tij, familje aristokrat­e. “Më ka ndodhur - tha ajo - në ndonjë rast të shkoj te shtëpia e tyre dhe kam dëgjuar fjalët e së ëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj. Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertruda, qysh se është martuar me Maks Velon ka humbur fare. Ajo madje ka hum- bur dhe botëkuptim­in e saj të mëparshëm. Megjithëse Maksi e trajton shumë keq, ajo përsëri e do atë. Qysh se është martuar me time bijë, Maksi nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, madje as tani që ka lindur djalë. Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy a tre muaj më ka sjellë në shtëpi vajzën me gjithë djalin dhe nuk interesohe­t fare për ta. Do që ta ndajë time bijë dhe guxon që ta padisë në gjyq. Me një fjalë, Maksi është një tip borgjezi që unë nuk gjej fjalë ta shpjegoj karakterin e tij. Ai tani më quan mua spiune, se gjoja kam dorëzuar dy libra të tij në Degën e Brendshme, që kanë përmbajtje jo të mirë. Unë me të vërtetë kam shpënë dy libra në Lidhjen e Shkrimtarë­ve që më janë dukur jo të mirë, por jo në Degën e Brendshme. Nuk e di kush mund t’i ketë thënë Maksit për këto. Madje, edhe ime bijë më thotë që po qe se do t’i ndodhë gjë Maksit, dije se kam për të të zhdukur ty. Ime bijë madje më ka goditur mua. Ajo është bërë si e luajtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ime ka rënë në një pesimizëm të madh saqë mua më zë meraku se ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetëvrasje. Dua ta bind që të shtrohet në spital, por ajo nuk pranon me mua. I them që ta ndajë Maksin, por ajo përsëri nuk pranon”.

Punëtori operativ / Ropi Postoli/

Shënim: Maks Velo ka tentuar vazhdimish­t nëpërmjet së bijës së Gertrudës që kjo të kërkojë në Austri nga e motra e saj për t’i dërguar plaçka atij. Tani si do ta lërë të bijën e Gertrudës? Tani ose ata të dy duan të shfrytëzoj­në Gertrudën dhe formalisht bëjnë sikur nuk shkojnë mirë, ose me të vërtetë marrëdhëni­et e tyre janë ashtu siç thotë Gertruda. Punëtori operativ/ Ropi Postoli.

E SHOQJA Dokumenti 45 DEKLARATË Unë e nënshkruar­a Luçiana Naraçi deklaroj si më poshtë: Unë kam ardhur për të thënë në drejtim të Maks Velos, me të cilin kam qenë e celebruar dhe jemi ndarë në mars 1976 për motive: për qëndrime të huaja karshi gruas. Gjatë kësaj bashkëjete­se kam konstatuar te Maksi se ishte i dhënë pas artit dekadent. Ai në shtëpi kishte piktura që për mendimin tim nuk i përgjigjes­hin realizmit socialist.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, Maksi është shprehur në një bisedë me familjen e vet, ku isha dhe unë prezente se: “Fadili qëndroi si burrat nuk e dha veten”. Në kohën që Maksi u dërgua për riedukim në fshat, thoshte se “mua më kanë dënuar kot, këta nuk dinë të vlerësojnë njerëzit, mua më hoqën se jam i zoti”. Lidhur me jetesën, Maksi shprehej se nuk na dalin lekët, megjithëse merrte 800 lekë në muaj dhe nuk kontribuon­te asgjë për shtëpinë dhe për djalin. Ai thoshte shpeshherë se këtu nuk vlerësohet puna dhe arti, “të ishin këto piktura që kam bërë unë jashtë shtetit do të vlerësohes­hin shumë. Ato do të kushtonin miliona”. Maksi ka pasur marrëdhëni­e me një franceze me të cilën mbante korrespond­encë. Ajo i ka ardhur disa herë në shtëpi. Ka dalë në fotografi me të. Kjo ka marrë si dhuratë nga Maksi disa piktura, ndërsa Maksi ka marrë si dhuratë nga ajo libra të ndryshëm, midis tyre dhe një libër të Pikasos. Ka dalë jashtë Tiranës me të. Maksi shpeshherë më fliste për francezen dhe për jetën atje, që në Francë do të çmoheshin shumë veprat e Maks Velos, pasi aty çmohet çdo gjë ndryshe. Lidhur me veprat e Pikasos, Maksi thoshte që është piktor i madh botëror, thoshte “shiko sa të bukura janë pikturat e tij”. Në fakt, ato piktura nuk kishin asnjë vlerë edukative. Në shtëpinë e Maksit, në një rast ka ardhur edhe një grek, të cilin familja e Maksit i ka treguar studion e tij. Maksi ka lënë në shtëpinë e mamasë sime dy libra të karikaturi­stit francez Zhan Eifel, në gjuhën ruse. Këta libra tregojnë për krijimin e njeriut nga Zoti dhe krijimin e botës. Autori është reaksionar dhe këto i dorëzova në Drejtorinë e Brendshme. Maksi shprehej se autori është karikaturi­st nga më të mirët e botës dhe veprat e tij janë me vlerë. Në librat e të atit kam gjetur një fotografi të Maksit që ka dalë me vëllain në moshën e fëmijërisë të veshur ushtarakis­ht me uniformë fashiste duke përshëndet­ur me dorë. Këtë fotografi e kemi dorëzuar në Drejtorinë e Brendshme. Deklaruese Luçiana Naraçi Tiranë, më 16. III. 1978

 ??  ?? Maks Velo i sapodalë nga burgu
Maks Velo i sapodalë nga burgu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania