Gazeta Shqiptare

Akuzat për moral, “ai kryen marrëdhëni­e me turistet gjermane e franceze”

-

ka pasur lidhje me turiste të huaja gjermane e franceze. Për këto takime të tij me turistet e huaja i është tërhequr disa herë vëmendje, por ai përsëri ka vazhduar të takohet me to. Për të vërtetuar marrëdhëni­et e tij me turistet e huaja, Maksi është marrë në P. P. në vitin 1973, por nuk doli gjë me rëndësi. Ai takohej me turistet e huaja si njeri i degjenerua­r për të kryer marrëdhëni­e seksuale. DOKUMENTI 23 Raport dt. 20.07.1977 Maksi shfaqi mendimin duke thënë: “Këta tani do ta kenë shumë të vështirë në të gjitha drejtimet po u prishën me kin- ezët. Pse bëhet kështu siç po bëjnë këta? Po prishen me gjithë botën…. Dikur kam pasur një dashnore franceze, ishte fantastike. Femrat tona nuk janë kurrë në gjendje të jepen ashtu siç jepej ajo, sepse femra jonë ka gjithmonë halle dhe nuk mund ta ketë mendjen vetëm te dashuria. Femra jonë nuk mund ta ketë kurrë atë feminilite­t që ka një femër e huaj, sepse si mund ta ketë kur ti vete dhe e çon atë në aksion dhe në punë fizike”…

Burimi di se Maksi ka pasur dashnore, e cila e ka zyrën afër shtëpisë së Maksit. Gjithmonë ka pasur dhe një arsimtare të shkollës së Ndroqit, të shoqin e së cilës e njoftoi për marrëdhëni­en e tij, pasi ajo grua u nda nga Maksi. “SEMANI” DOKUMENTI 38 Raport dt. 06.03.1978 Maksi ka qejf ta fusë në dorë këtë vajzë, pasi dhe kjo njihet si vajzë e shthurur. Po kështu, Maksi kërkon të lidhë marrëdhëni­e me një punonjëse në kombinatin e tekstileve “Stalin”, e cila ka dashur të fejohej me Islam... i dënuar. Po kështu ka një vajzë nga Elbasani e quajtur..., babai i saj ka qenë kryetar i DPB të Elbasanit, tani është në pension. Me të ka marrëdhëni­e të vazhdueshm­e intime, por nuk do ta marrë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania