Gazeta Shqiptare

Maskat tentojnë të grabisin banesën, përleshen dhe plagosin ish- tregtarin

Agresorët përplasen edhe me policinë. Dy në pranga dhe një në kërkim 62- vjeçari, autorëve: Me vrisni po të doni, para nuk kam

-

Një grabitje e ngjas hme me skenarët e filmave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Shkodër. Maska, armë, dhunë, përleshje me policinë dhe largim nga vendi i ngjarjes i njërit prej autorëve është gjithçka çfarë ka ndodhur në një banesë trekatëshe ngjitur me shkollën 9- vjeçare "Ismail Qemali" të këtij qyteti. Mësohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë pa u vënë re në shtëpinë e Agron Veselit, në lagjen "Kongresi i Përmetit. Agresorët kanë kërcënuar 62- vjeçarin se do ta vrisnin nëse nuk u jepte paratë, por i zoti i shtëpisë u është përgjigjur: "Më qëlloni, se para nuk kam". Pas konfrontim­it fizik, Veseli ka mbetur i plagosur. Përplasja e tij me grabitësit është dëgjuar nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë. Pas sinjalizim­it për ngjarjen, blutë e qytetit verior bënë të mundur identifiki­min dhe kapjen e dy prej autorëve të krimit. Bëhet fjalë për shtetasit Pëllumb Kolbuçaj 45 vjeç dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, të dy banues në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim 20- vjeçari me inicialet F. Sh., banues në këtë qytet.

NGJARJA

Burime për ' GSH' bënë me dije se grabitësit pasi janë futur brenda oborrit, kanë pritur derisa 62- vjeçari ka hapur derën e shtëpisë dhe me shpejtësi kanë hyrë brenda. Menjëherë i kanë drejtuar armën në kokë kryefamilj­arit dhe i kanë kërkuar para. Njëkohësis­ht autorët e kanë goditur pa pushim Agron Veselin në kokë dhe trup, duke e gjakosur atë. I gjendur në vështirësi, por edhe me një litar në fyt, Veseli ka bërtitur sa ka mundur duke kërkuar ndihmë nga komshinjtë. Salla operative ka marrë një njoftim për një zhurmë dhe menjëherë është nisur drejt Agron Veseli, i cili u dhunua barbarisht nga grabitësit nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2- 3 dyqane poshtë ndërtesës 3- katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

vendit të ngjarjes. Edhe pse ndërtesa kishte pajisjen e sinjalit të një prej policive private, ardhja e tyre ishte shumë e vonë. Kur janë futur brenda oborrit, blutë kanë dëgjuar të zotin e shtëpisë duke thënë: "Po më grabisin". Ndërkaq, agresorët kanë tentuar që të largohen. Njëri prej tyre nuk ia ka dalë, sepse është arrestuar në flagrancë nga policia. I dyshuari Pëllumb Kolbuçaj fillimisht është ndaluar nga shefi i rendit, Saimir Rrustemi. Të ndodhur të dy mbi një gardh, 45vjeçari ka arritur që t'i rrëshqasë shefit të rendit. Sapo ka zbritur në tokë në oborrin e shkollës 9- vjeçare "Ismail Qemali", i ka dalë

para efektivi Shkëlzen Gjonaj. Këtë të fundit e ka goditur në shpatull, duke tentuar që të largohet. Gjonaj e ka bllokuar, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë shefi i rendit, Rrustemi edhe efektivë të tjerë duke arritur ta arrestojnë Kolbuçajn, edhe pse ai ka rezistuar. Dy autorët e tjerë kanë arritur të largohen fillimisht duke kapërcyer muret e disa banesave aty pranë. Abdulla Hardhiçaj u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, 20- vjeçari F. SH.. Fillimisht u mendua se dy autorët e tjerë mund të ishin fshehur brenda shkollës, por pas kontrollit rezultoi se nuk ndodheshin aty.

I dhunuari Agron Veseli u dërgua me ambulancë në spital. Sipas mjekëve, ai kishte plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ndërkaq, ai ka deklaruar para bluve se kur ka hapur derën e shtëpisë, autorët të maskuar me armë në dorë dhe të veshur me të zeza dhe doreza në duar i kanë kërkuar paratë. "Ata më thanë do të të vrasim. Unë iu përgjigja: Më vrisni po të doni, para nuk kam". Personat e maskuar e të armatosur më goditën ku mundën. Isha vetëm në shtëpi", është shprehur 62vjeçari. Mësohet se Agron Veseli nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2- 3 dyqane poshtë ndërtesës 3- katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 ??  ??
 ??  ?? 62- vjeçari i plagosur Agron Veseli
62- vjeçari i plagosur Agron Veseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania