Gazeta Shqiptare

Cili do të jetë fati i Teatrit Kombëtar?

Letër Pëllumb Kullës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

-

tarinë teatrore dhe janë larguar nga skena vetëm ditën kur kanë dalë në pension, t’u dhimbset teatri më pak se Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Përparim Kabos, Artur Zhejit, Artan Fugës, që pragun e teatrit e kanë kapërcyer vetëm si spektatorë me bileta. I dashur Pëllumb! Këto që shkrova më lart nuk janë flakët që mbajnë ndezur konfliktin për Teatrin Kombëtar. Jo!

Një sy i hollë, “shumë i hollë”, pas Teatrit të ri Kombëtar sheh të fshehur korrupsion­in e qeverisë. Madje, ata që ngulin këmbë për këtë flasin edhe me shifra.

Kam dëgjuar me veshët e mi, se nga kjo marrëveshj­e e fshehtë autoritete­t qeverisëse dhe konkretish­t Edi Rama me Erion Veliajn do të përfitojnë mbi dyqind milionë euro!

Nuk janë pak, apo jo? Ata do të lëshojnë mbi letër vetëm nga një firmë dhe do të marrin nga njëqind milionë secili, kurse ti, o lumëmadh, ke shkruar e vënë dhjetëra shfaqje në skenë, tani pret sezonin kur ulet çmimi i biletave ajrore për të ardhur në Shqipëri! ( Nga njëqind milion them unë, se Edi mund të marrë edhe më shumë… Le që ç’më duhet mua, puna e tyre se si i ndajnë!).

Pra, miku im, siç e sheh, rrënjët janë shumë më të thella se sa duken pemët.

Miku i im, ti gjithmonë ke thënë se unë jam më i mençur se ti. Dhe ke thënë një të vërtetë të qartë si drita e diellit. Dhe që të mos pendohesh për përcaktimi­n tënd objektiv, po të them se unë kam arritur të depërtoj në thellësi të kësaj historie.

Nuk është fjala as për shembje, as për ndërtim, as për nostalgji dhe as për korrupsion. Gjetiu fshihet lepuri. Pas kësaj historie qëndron një marrëveshj­e e heshtur.

Në qoftë se të gjithë kundërshta­rët e projektit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë të bindur se nëpërmjet kësaj afere do të përfitohen milionat e eurove, përse nuk i lenë ata që të realizojnë pikësynimi­n e tyre korruptiv?!

Kjo do të bënte që kryeqyteti i Shqipërisë do të fitonte ndërtesën e re dhe madhështor­e të Teatrit Kombëtar, kurse nga ana tjetër, duke ndjekur logjikën e atyre që i kundërshto­jnë, Edi Ramën dhe Erion Veliajn, do t’i kishim të përfunduar në qelitë e burgut!

I mbajnë të dy në një qeli apo i ndajnë, ajo është puna e drejtorisë së burgjeve.

Mirëpo ata kanë angazhuar të gjitha forcat për të kundërtën. Ata duan ta pengojnë me çdo kusht shembjen e ndërtesës së teatrit, vetëm e vetëm që kryeminist­ri dhe kryetari i bashkisë të mos fusin dot në xhepa ato dy- qind milionë eurot! Por, ama, kështu ata do t’i shpëtojnë burgut dhe pastaj do t’i kemi mbi krye edhe dhjetëra vite të tjera!

Marrëveshj­e e fshehtë i thënçin, por më e zbuluar se kjo, zor se mund të ketë.

E marr me mend, shumë gjëra kur i sheh nga përtej oqeanit duken paradoksal­e, por tek shqiptarët mund të hasësh gjëra edhe më të çuditshme.

Ne i njohim mirë. Para ca vjetësh, ne që të dy kemi qenë vetë shqiptarë.

Duke përfunduar për sot, të uroj gjithë të mirat!

Leka

p. s. Më doli nga mendja dhe nuk ta shkrova më lart. Dikush solli një dëshmi që mund ta kish sjellë me kohë: përpara se të vdiste regjisori i madh Mihal Luarasi, i paske lënë porosi që kjo, ndërtesa që ka sjellë sherrin, të mos shembet. Nga ana tjetër një burrë fort i moshuar, që paska qenë në Kajro më 1930, tregoi se fjalët e fundit të Çajupit paskan qenë: “Nuk do të më tretë dheu po s’ma panë shqiptarët ‘ 14 vjeç Dhëndrin’ tim në mes të Tiranës, në një teatër madhështor, pa kompensato italianësh”! Pisk e kemi, o Pëllumb! Po qe se, paturpësis­ht, do të fusim që të votojnë edhe të vdekurit…

Pres të më shkruash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania