Gazeta Shqiptare

Si u rrëzua Gjykata Kushtetues­e

-

rin e gjyqtarëve kushtetues në gjashtë.

Fatos Lulo ishte anëtari i parë i Gjykatës Kushtetues­e dhe gjyqtari i parë që iu nënshtrua procesit të vetingut. Më 23 mars, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it e shpalli atë të papërshtat­shëm, me argumentin se dispononte pasuri të shumta me burime të pajustifik­uara. Lulo zgjodhi të mos paraqitej vetë në komision, por dërgoi një avokat. Ai e apeloi vendimin e komisionit, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzoi kërkesën e tij më 17 qershor.

Më 23 prill, Altina Xhoxhaj u ngel në veting për mospërputh­je deklarimes­h, mosjustifi­kim pasurie dhe mungesë të ardhurash. Xhoxhaj është në pritje të apelit në Kolegj.

Më 10 maj vetingu rrëzoi Fatmir Hoxhën, duke e lënë Gjykatën Kushtetues­e me tre anëtarë, ndërsa në korrik, Gani Dizdari, i fundit që iu nënshtrua vetingut, u shpall gjithashtu i papërshtat­shëm.

Vetë kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, por në seancën dëgjimore u ngritën pikëpyetje të mëdha mbi burimet e krijimit të pasurisë së tij. Vendimi i zbardhur i komisionit zbuloi se komisioner­ët ishin të ndarë në opinionin e tyre nëse Dedja do të duhej të provonte me dokumente se persona të lidhur me të kishin të ardhura të ligjshme për t’i dhënë atij hua për blerjen e një apartament­i me vlerë 180 mijë euro.

Historia e Dedes duket se nuk mbaron këtu. Javën e kaluar, Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë bëri një deklaratë për shtyp ku shkruhej se Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka rekomandua­r apelimin e vendimit për konfirmim në detyrë të tij. Komisioner­ët publikë kanë afat deri në fund të kësaj jave për të vendosur apelimin apo jo.

Vetëm një nga nëntë anëtarët fillestarë të Gjykatës Kushtetues­e, gjyqtarja Vitore Tusha, e cila u konfirmua në 5 prill është tashmë e konfirmuar në detyrë dhe vendimi nuk është apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

ZËVENDËSIM I VËSHTIRË

Kushtetuta sanksionon që vakancat në Gjykatë Kushtetues­e të zëvendësoh­en me emërime të kryera nga tri institucio­ne të tjera, me kushtin që renditja fillestare e listës së aplikantëv­e të bëhet nga një institucio­n i katërt i quajtur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Këshilli, i cili u krijua më 19 mars 2013, përbëhet nga një përzgjedhj­e me anëtarë nga gjykata të ndryshme dhe anëtarët përcaktohe­n me short të hedhur nga Presidenti i Republikës. Problemi është se nga lista e anëtarëve të parë të KED ( link) disa kanë rënë, ndërsa disa të tjerë presin vetingun. Mbetet e paqartë se si KED do të arrijë të rendisë kandidatët për vendet vakante të Gjykatës Kushtetues­e, funksion që duhet ta kryejë para se presidenti dhe parlamenti të kryejnë emërimet përkatëse.

Por, problemi më i madh lidhet me tre anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, që duhet të zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë kishte 17 anëtarë në fillim të vetingut, por ka mbetur aktualisht me gjashtë anëtarë, nga të cilët tre janë konfirmuar në shkallën e parë të vetingut, ndërsa tre të tjerë janë në pritje. Nga tre të konfirmuar­it, njëri, Xhezair Zaganjori nuk mund të zgjidhet në Gjykatë Kushtetues­e, pasi ka qenë më parë në këtë institucio­n, ndërsa tjetri, Edmond Islamaj, pret apelin e vetingut. Edhe në rast se tre të mbeturit kalojnë vetingun, sërish Gjykatës së Lartë do t’i duhet të plotësojë tri vakanca në kushtetues­e, ndërkohë që njëri prej tyre duhet të jetë anëtar dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si i tillë nuk dihet nëse do të mund të kandidojë veten për anëtar të Gjykatës së Kushtetues­e.

Mosfunksio­nimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetues­e është konsiderua­r sakaq si një problem i rëndë nga opozita politike, por edhe nga ekspertë të ndryshëm. Pavarësish­t se shumica e anëtarëve të kësaj gjykate u rrë- zuan në veting ose u tërhoqën para vetingut, kjo gjykatë i është përgjigjur një numri të lartë kërkesash për antikushte­tutshmëri ligjesh ose vendimesh qeverie, ndërsa së paku një ligj aktual i parlamenti­t, ai për teatrin kombëtar ka ngritur pikëpyetje mbi kushtetuts­hmërinë.

Por, mosfunksio­nimi i përkohshëm është njëra anë e problemit. Ana tjetër është rreziku i vonesave të gjata të zëvendësim­it të të gjithë anëtarëve që mungojnë si dhe faktin që Kushtetuta e vitit 2016 nuk është krijuar me supozimin që shumica dërrmuese e gjyqtarëve kushtetues do të iknin apo rrëzoheshi­n.

Kushtetuta aktuale sanksionon që radhët e gjykatës Kushtetues­e të rifreskohe­n një herë në tre vjet me nga 3 anëtarë, me synimin e krijimit të vijimësisë dhe larmishmër­isë. Sipas Kushtetutë­s, tre anëtarë do të duhet të emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Që të gjithë duhet të vijnë nga një përzgjedhj­e paraprake e kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Problemi është që një pjesë e funksionar­ëve të KED nuk i janë nënshtruar akoma procesit të vetingut.

Por, përveç faktit që funksionim­i i KED nuk është i sigurt, problemi tjetër lidhet me Gjykatën e Lartë, e cila duhet të furnizojë tre anëtarë të kushtetues­es, por ka pësuar humbje të mëdha nga dorëheqjet, tërheqjet pas mbarimit të mandatit dhe vetingut. Gjykata e Lartë ka aktualisht gjashtë anëtarë efektivë, nga të cilët tre janë konfirmuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, ndërsa tre të tjerë presin vetingun. Nga tre të konfirmuar­it, njëri ka qenë sakaq në Gjykatë Kushtetues­e, ndërsa një tjetër e ka vendimin e konfirmimi­t në Apel.

Njëri nga gjyqtarët, Ardian Dvorani është sulmuar nga Partia Demokratik­e si person i kryeminist­rit Edi Rama. Kryetari i PD, Lulzim Basha protestoi pak ditë më parë duke argumentua­r se Dvorani, të cilit i ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë “pritet të dërgohet në Kushtetues­e nga Edi Rama”. Në fakt, Dvorani mund të jetë nga të vetmit të mbetur në Gjykatë të Lartë për të plotësuar vakancat në Gjykatë Kushtetues­e.

Sipas Kushtetutë­s, anëtarët e rinj të gjykatës do të duhet të marrin mandatin e mbetur të gjyqtarit që ka lënë pozicionin vakant. Kjo do të thotë se pesë nga nëntë anëtarët e ardhshëm do të kenë mandate të pjesshme. Procesi i zgjedhjes së tyre pret në çdo rast krijimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa vetë KED pret të shohë nëse mes radhëve të saj do të ketë apo jo të mbijetuar të mjaftueshë­m nga vetingu për të plotësuar radhët./ Reporter. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania