Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, prokuroria: Ja skema që përdorej për pastrim parash
Ish- prokurorit të përgjithshëm iu sekuestruan pronat, dyshohej se mund t'i tjetërsonte "Blinte toka në periferi të Tiranës me çmim të lirë dhe i shiste më pas me vlerë dhjetëfish më të lartë"
Pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, që kap vlerën e rreth 1 miliard lekëve, "News 24" ka zbardhur vendimin e kësaj gjykate. Vendimi në fjalë vjen pasi Llalla po hetohet për akuzën e pastrimit të parave. Në hyrje të vendimit bie në sy fakti se çështja penale ndaj ishkreut të akuzës është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte Adriatik Llalla dhe familja e tij. Një tjetër argument që prokuroria ka marrë në konsideratë është edhe fakti se po përmes medias është informuar se ish- prokurorit të përgjithshëm i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vijim, prokuroria rindërton skemën sesi Adriatik Llalla dyshohet se pastronte para. Konkretisht, ai blinte prona në periferi të Tiranës me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte, i shiste me çmim të lartë. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish- kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi, e shiti në shumën e 249 mijë eurove. Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish- kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes. Referuar fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish- kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për t'i tjetërsuar ato.
SEKUESTRIMI I PASURISË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ishProkuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Gjyqësore në Drej-
torinë Hetimore Qendrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të
paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.
Me vendimin nr. 179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është vendosur pranimi i kërkesës së
prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore "sekuestro preventive" për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m ² , ndodhur në Durrës.
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m ² , ndodhur në Tiranë.
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m ² , ndodhur në Tiranë.
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m ² , ndodhur në Tiranë.
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m ² , ndodhur në Tiranë.
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Tiranë, në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë procedim penal në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.
12.300 m ² 2250 m ²
, , ndodhur në , ndodhur në , ndodhur në , ndodhur në