Basha: Qeveria bandë hajdutësh, ja rekordi i ri i "Rilindjes' së Ramës
PD: Arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë, rikthim te taksa e sheshtë "Sa më gjatë, aq më keq për Shqipërinë"
Kreu i opozitës Lulzim Basha bën përgjegjëse qeverinë për mbylljen e bizneseve. Basha thekson se 45 biznese mbyllen çdo ditë në vendin tonë gjatë 2018ës. Përmes një video të postuar në profilin e tij në "Twitter" Basha tregon detaje në lidhje me bizneset e mbyllura. Kreu i PD- së shprehet se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë, sipas tij, është përgjegjëse ' Rilindja'. Ndaj, ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri, aq më keq do jetë për vendin. "Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve ' Rilindja': 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018- ën. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shkruan Basha duke postuar edhe videon në "Twiter" për mbylljen e bizneseve.
AKUZAT
Demokratët teksa analizojnë situatën e buxhetit, akuzojnë se arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë, para që nuk janë mbledhur. Ndaj mosmbledhja e taksave dhe mbyllja e bizneseve për periudhën prillqershor për demokratët janë dy prej arsyeve që i kanë kushtuar arkës së shtetit 75 milionë dollarë më pak për vitin 2018. Sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku dhe këshilltarit për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti edhe aktin normativ që qeveria kaloi në 26 korrik për rishikimin e buxhetit e shohin si arnim të radhës për ekonominë, që sipas tyre perfomon me një borxh në rritje si pasojë e koncesioneve dhe PPP- vë korruptive. "Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP- të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rendit Shqipërinë përpara Gjermanisë, ndër 15 vendet me
borxh më të lartë. Shqipëria është e para në rajon për borxhin me 70 për qind dhe në qoftë se llogarisim këtu dhe kontratat koncesionare, shkon me 83 për qind", deklaroi deputetja Tabaku. Performanca e dobët fiskale shprehet opozita është një nga arsyet që edhe në aktin normativ, zëri i pagave dhe pensioneve nuk gjejnë refle-
ktim në buxhetin e 2018- ës. "Nuk do të ketë rritje pagash për administratën publike, hiqet fondi prej 10 mln dollarë i planifikuar fillimisht për rritjen e pagave. Krijohet fond i veçantë për shpërblimin e pensionistëve në masën 30 milionë dollarë ( thjesht për çështje propagande, pasi edhe vitet e mëparshme që nuk ka qenë zë i "Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve ' Rilindja': 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shkruan Basha duke postuar edhe videon në "Twiter" për mbylljen e bizneseve.
veçantë, shpërblimi është përballuar nga fondet e ISSH- së", theksoi z. Teliti. E vetmja rrugë për të stimuluar rritjen ekonomike përmes shtimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit, për PD- në është rikthimi tek taksa e sheshtë. Sipas Tabakut, futja në TVSH e 11 mijë e 500 subjekteve nuk ishte për të formalizuar eko-
nominë, por për të favorizuar disa subjekte të mëdha, që operojnë në sektorin e tregtisë, pasi rezulton se janë mbledhur më pak të ardhura nga ky zë. "Sado që qeveria përpiqet të mbulojë dështimin ekonomik, të përdorin raporte ndërkombëtare, e vërteta është ndryshme. Brenda 6- mujorit të parë, arkës së shtetit i mun-
gojnë 75 milionë dollarë. Kjo tregon rritjen e informalitetit, por edhe faktin që bizneset sot janë duke përjetuar vështirësi", u shpreh zj. Tabaku. Kurse sipas Dorian Telitit, përkeqësimi i situatës ekonomike ka ardhur nga politika e gabuar dhe klienteliste e qeverisë, ndërsa theksoi se investimet nuk janë realizuar.